Flash

Egnatia në gjysmëfinale të Kupës me tris: debuton me humbje Cungu, i rikthyer te Laçi

Lapsi.al 5 March 2024
Egnatia në gjysmëfinale të Kupës me tris: debuton me humbje

Fitorja në Laç 0-1 në ndeshjen e parë e kishte paralajmëruar: Egnatia kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi fitoi edhe kthimin kundër Laçit me rezultatin 3-1 brenda në Rrogozhinë. Tetova shijon një fitore pas një thatësire në kampionat prej 5 javësh, me shpresën se ky sukses do ndryshojë edhe trendin në Superiore. Debuton me humbje Armando Cungu në pankinën e Laçit, pasi zëvendësoi Mirel Josën, humbje e të cilit me Skënderbeun i 'fluturoi' pankinën.

Egnatia në fakt e kërkoi fitoren, për të mbyllur çështjen kualifikim, që në momentet e para. Rrogozhinasit ushtruan presion, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Përpjekjet e skuadrës së Tetovës u kurorëzuan në minutën e 19’, kur kaluan në avantazh me Montenegro. Sulmuesi vazhdon të tregohet i rëndësishëm për ofensivën rrogozhinase, ndërsa rezultati u sigurua në minutën e 38’. Aleksi shndërroi pa gabuar një penallti, duke dyfishuar shifrat.

Lexo më tejKupa/ Erzeni 'mbyt' Vllazninë pas 10 rezultatesh pozitive: Egnatia ruan trendin e fitoreve me Laçin

Asgjë për të bërë për kurbinasit, që në fillimin e pjesës së dytë pësuan edhe golin e tretë. Montenegro kompletoi dygolëshin personal, duke konfirmuar prezencën e rrogozhinasve në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Arritje që nuk e prishte dot goli i Myrtës në minutën e 61’. Kështu, sepse 8 minuta më vonë Kryeziu humbi penalltinë që do të mund të rihapte në një farë mënyrë lojërat. Trofembajtësit janë kështu skuadra e parë që kualifikohet në gjysëmfinale.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI