Flash

Kush dëshiron Xabi Alonso duhet të paguajë 23 milionë euro: Leverkusen fikson klauzolën

Lapsi.al 5 March 2024
Kush dëshiron Xabi Alonso duhet të paguajë 23 milionë euro:

Xabi Alonso është trajneri i momentit. Me Bayer Leverkusen ai po udhëton fuqishëm drejt titullit të Bundesligës, duke luajtur një futboll që shumëkush e pëlqen. Trajneri spanjoll ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të shumë klubeve që kërkojnë një udhëheqje të re teknike nga sezoni i ardhshëm. E kështu, Aspirinat vrapoi menjëherë për t'u mbrojtur. Në fakt, në rinovimin e fundit të kontratës për 42-vjeçarin spanjoll, gjermanët kanë futur një klauzolë parandaluese të ndërprerjes me vlerë 23 milionë. Një shifër që do të përfundojë në arkat e kampionëve të ardhshëm të Gjermanisë nëse dikush do t'ua rrëmbejë teknikun para kohe, me kontratën që skadon në qershor të vitit 2026.

Me një epërsi prej 10 pikësh ndaj Bayern Munich të Tuchel, Leverkusen tashmë duket se e pret me padurim sezonin e ardhshëm, edhe pse festimi i parakohshëm nuk është kurrë një gjë e mirë. Sigurisht, megjithatë, frika për të nisur kampionatin e radhës pa timonierin po merr gjithnjë e më shumë formë, sepse shumë klube kanë hedhur sytë te Xabi Alonso.

Lexo më tejBayern, Drejtori i ri Sportiv Eberl i çmendur pas Xabi Alonso: "E kërkonte që para tre vjetësh"

Në fakt, me lojën e mirë të gjermanëve, trajneri ka tërhequr vëmendjen mbi vete, me Liverpool, Barcelona, madje edhe Bayern të gatshëm për nënshkrimin e tij. Klauzola prej 23 milionësh sigurisht që do të jetë një frenim për klubet, të cilat megjithatë, siç ndodh shpesh, janë gati të bëjnë një sforco ekonomike.

DESTINACIONET E MUNDSHME

Në një ndërtim hipotetik për të ardhmen e Xabi Alonso, parashikimet anojnë drejt Bayern, viktimë e ecurisë së Leverkusen në Bundesligë. Por me lamtumirën tashmë zyrtare të Xavi dhe Klopp me Barçën dhe Liverpool, nuk përjashtohen rrugët që të çojnë drejt Spanjës dhe Anglisë. Mundo Deportivo, në fakt, ka nënvizuar se si interesi i blaugranave është gjallëruar javët e fundit, por “fair play” financiar mund t’i pengojë katalanasit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI