Flash

Champions, Ancelotti i tmerruar nga arbitrat: "Massa? Nuk do të doja të mendoja për të pas ndeshjes"

Lapsi.al 6 March 2024
Champions, Ancelotti i tmerruar nga arbitrat: "Massa? Nuk do të doja
I freskët nga suksesi 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Leipzig dhe rasti i bujshëm në Valencia, me fundin e ndeshjes të fishkëllyer vetëm një moment para golit të fitores, Carlo Ancelotti zhytet sërish në Champions League me makthin e arbitrave. Një makth të cilin me mençuri e lë mënjanë edhe kur e pyesin për emërimin e italianit Massa për ndeshjen e mbrëmjes: "Qetësohuni, nuk më pëlqen të mendoj për arbitrin para ndeshjes - shpjegoi ai -. E aq më pak pas saj". Nën presionin e gazetarëve, trajneri i Los Blancos nuk mundi t'i shmangej kthimit të polemikave të shpërthyera gjatë fundjavës për shkak të mos akordimit të golit që do ta bënte rezultatin 3-2. Bellingham, për më tepër u përjashtua edhe për protesta, në ndeshjen nervoze kundër Valencias. "Nuk kam nevojë të flas me të - shtoi Ancelotti -. Ai është një lojtar që përpiqet të japë gjithçka në fushë. Përjashtimi u shkaktua nga zhgënjimi, por ai nuk ofendoi askënd". Lexo më tejChampions/ Real Madrid, nervat e Valencias përplasen mbi Leizpig: Guardiola mendon për Liverpool Më pas për ndeshjen kundër Leipzig, që do të përcaktojë kualifikimin për në çerekfinale: “Ne duhet të nxjerrim versionin më të mirë prej nesh, gara nuk ka mbaruar – shpjegoi Ancelotti –. Është një mundësi e rëndësishme për të vazhduar në një kompeticion që është i veçantë për ne".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI