Flash

Video/ Vlahovic, humbi çdo rast që mundi: "Nëse dua të bëj përpara, nuk mund të gabojë kështu"

Lapsi.al 4 March 2024
Video/ Vlahovic, humbi çdo rast që mundi: "Nëse dua
"Nëse dua të bëj një hap më tej, duhet të përfitoj nga të gjitha mundësitë. Kam pasur disa raste të rëndësishme, por nuk mund të fajësoj veten për asgjë duke qenë se jap gjithçka në stërvitje. Sigurisht që nuk kam asnjë justifikim. Nëse shënojmë gol ndeshja merr një rrjedhë tjetër”. Është një Dusan Vlahovic i zhgënjyer, por njëkohësisht i vendosur, ai që del para kamerave pas disfatës në Napoli. Një humbje që do të jetë në ndërgjegjen e tij, duke pasur parasysh mundësitë e shumta që përpiu: “Për t'u bërë një sulmues i madh duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që kam, jo siç bëra me Napolin”. "Sa larg është Juventus nga titulli? Trajneri u tregua i zoti në futjen e lojtarëve të rinj si Yildiz, Miretti e të tjerë. Deri para disa ditësh ne luftonim për titullin. Duhet të punojmë për të fituar kampionatin që në vitin e ardhshëm. Allegri bëri një punë të shkëlqyer dhe ne duhet ta ndjekim”, shtoi Vlahovic, në qendër të shumë zërave për të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2026. Lexo më tej: Vlahovic dëshiron vetëm Juventusin: gati të firmosë rinovimin për të fituar me bardhezinjtë Ish-lojtari i Fiorentinës u rikthye më pas te ndalesat që patën bardhezinjtë në javët e fundit, e që e bënë Inter të paarritshëm: “Barazimi me Empolin na dëmtoi mendërisht, me Inter u futëm në fushë pas disfatës me toskanët – vazhdoi 24-vjeçari serbi për Dazn -. Por besoj se janë hapa të mëtejshëm rritjeje që do të na ndihmojnë për sezonet e ardhshme. Në maj do të jem i lumtur nëse fitojmë një trofe dhe kemi arritur në Champions League. E unë dua vendin e dytë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI