Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Klopp i dëshpëruar për Salah në konferencë për shtyp: "Zoti im, çfarë ndodhi?"

Lapsi.al 22 January 2024
Klopp i dëshpëruar për Salah në konferencë për
Jurgen Klopp në konferencën për shtyp foli për gjendjen e Mohamed Salah, që u dëmtua në gju në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin e tij. Trajneri natyrisht që është shqetësuar nga dalja e egjiptianit nga fusha e pyetjet e para me të cilat duhej të përballej ishin pikërisht rreth gjendjes së Salah. Egjiptiani u largua nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Egjiptit dhe Ganës, për shkak të një dëmtimi në gju. Tekniku i Liverpool në lidhje me situatën e krijuar tha: "Asgjë nuk dihet ende, do të dimë më shumë së shpejti. Në atë moment mendova: Zoti im, çfarë ndodhi? Edhe sepse Salah është dikush që rrallë largohet nga fusha. Mjekët e Liverpool për momentin nuk do të shkojnë ta kurojnë. Varet nga diagnoza dhe jemi në pritje të ekografisë dhe rezonancës magnetike". Lexo më tej: Video/ Salah dygolësh në ditën e parë të vitit: Liverpool mposht 4-2 Newcastle e shkëputet në krye

SALAH KTHEHET NË LIVERPOOL

Egjiptiani u largua përfundimisht nga kombëtarja për t'u kthyer në Liverpool. Salah dëshiron të trajtohet nga mjekët dhe fizioterapistët më të mirë në Angli, në mënyrë që të kthehet në dispozicion të Egjiptit në rast të një kualifikimi të mundshëm në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, të planifikuar për në 7 shkurt. Është e qartë se mungesa e Salah për Egjiptin është një goditje e madhe, duke minuar shanset e kombëtares për të arritur në fazat e avancuara të turneut.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI