Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ Anashkaloi Juventus, Henderson prezantohet te Ajax: “Zgjedhje futbollistike e një mundësi e madhe”

Lapsi.al 20 January 2024
Video/ Anashkaloi Juventus, Henderson prezantohet te Ajax: “Zgjedhje
Transferimi i dytë në gjashtë muaj për Jordan Henderson. Korrikun e kaluar mesfushori i kombëtares angleze vendosi t'i japë fund përvojës së tij shumë të gjatë te Liverpool. Henderson pranoi ofertën e pasur nga Al Ettifaq, por gjërat nuk shkuan si mendoi. Kështu, aventura në Saudi Pro League nuk zgjati shumë dhe mbi të gjitha përfundoi pa asnjë fitim. Horizonti i ri quhet Ajax, një klub që e bindi Henderson me klasiken: propozimi i duhur, në kohën e duhur. Pasi është përafruar edhe me Juventus, lojtari vendosi të kërkojë në Amsterdam vazhdimësinë e karrierës së tij. Një vendim që erdhi mbi të gjithë për të mos humbur kuota në hierarkinë e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate dhe për të merituar thirrjen për Euro 2024.

FJALËT E THËNA NË KONFERENCË

Gjatë konferencës së prezantimit për shtyp, Henderson shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij: "Ardhja këtu ishte një vendim futbollistik. Kuptova që bashkimi me një klub kaq të madh do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Për dy vitet e ardhshme dua t'i përkushtohem vetëm futbollit. Jam gati të jap gjithçka që klubi të arrijë sukseset më të mira”. I lindur në vitin 1990, Henderson, i cili pranoi se kishte vendosur të largohej nga Arabia edhe për arsye familjare, ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë. Anglezi do të përpiqet të ndihmojë Ajax të rikuperojë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit. Shigjetarët arritën deri në fund të tabelës, por tani kanë arritur në vendin e 5 nën drejtimin e Johnny Van't Schip. Sidoqoftë, Henderson e të tjerët janë shumë larg nga tre të parët në tabelë dhe do të luajnë play-offin e Conference League kundër Bodo Glimt në shkurt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI