Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ Gafë e portierit Puja për ditëlindje, Erzeni mbytet 3' nga fundi: fitorja e pestë radhazi e Vllaznisë

Lapsi.al 20 January 2024
Video/ Gafë e portierit Puja për ditëlindje, Erzeni mbytet

Një gafë e portierit Puja, pikërisht ditën që festonte 24 vjetorin e lindjes, ka prishur pasditen e gjithë Shijakut. Neglizhenca e portierit të Erzenit ka lënë topin ti shpëtojë nga duart, duke i dhënë mundësinë Stojanovic të shënonte golin e fitores për Vllazninë, tre minuta nga fundi. Një dramë e vërtetë për skuadrën e Deliallisit që po luante mirë. Festojnë në anën tjetër dy Osmanët (drejtori e trajneri) për fitoren e pestë radhazi dhe parakalimin e Tiranës në vendin e tretë.

Një ndeshje në ekuilibër me të dy skuadrat që morën për fraksione loje kontrollin e saj. Më shumë se raste flagrante pati kontraste loje, me Erzenin që nuk dëshironte të lejonte asgjë, për më tepër në situatën delikate në renditje. Vllaznia u përgjigj me Balajn, që testoi me goditjen e dënimit të minutës së 21' reflekset e portierit Puja, duke treguar se e ka marrë përsipër skuadrën. Deliallisi i kishte hedhur në fushë pothuaj të gjithë të ardhurit në janar e Komolafe e Zogaj ishin tepër aktivë, edhe pse nuk gjetën kurrë mundësinë për të fundosur goditjen.

SHTATË MINUTA VAR E GAFA E PORTIERIT

Episodi më i komplikuar i ndeshjes erdhi në minutën e 64' por u deshën shtatë minuta për të përcaktuar mes vendimit të arbitrit, thirrjes në VAR e shpjegimit të pozicionit të tij që Ferataj të lejonte vazhdimin e lojës pas dyshimit për një faull me dorë brenda zonës nga Atanda, në kontrast me Balajn. Një episod që u duk se vendosi gjithcka sepse askush nuk duket se shpresonte më më shumë se pika e marrë. E megjithatë, në minutën e 87' Puja lejon topin t'i shpëtojë nga duart duke e përplasur në kokën e mbrojtësit të tij. I mbetur në këmbët e Stojanovic ishte një lojë fëmijësh për mbrojtësin të vendoste ndeshjen.

Erzeni mbetet me 22 pikë në zonën e playout, ndërsa Vllaznia parakalon Tiranën, që u ndal një ditë më parë në Durrës nga Teuta. Fitorja e pestë radhazi e kuqebluve i ngjit ata në kuotën e 32 pikëve, -3 nga Partizani, që duhet ende të luajë.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Stojanovic.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI