Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

“Nuk do rri të qaj”: Shehi kritikon zëvendësuesit, Josa cinik: “I kthyem reston”

Lapsi.al 20 January 2024
“Nuk do rri të qaj”: Shehi kritikon zëvendësuesit,

“Kemi shpërdoruar shumë në atë moment kur duhej të mbyllnim ndeshjen. Kjo fillon duke i dhënë zemër kundërshtarit, më vjen keq që hymë në presion duke humbur rastet ne”. Orges Shehi nuk e fsheh zhgënjimin se humbi një ndeshjetë cilën mund ta kishte fituar madje me goleadë. Tekniku i të kuqve, në humbjen e parë në pankinën e të kuqve nuk kërkon alibi mungesah: “Të qajmë mungesat mendoj se është e pavend, nuk do rri të qaj mungoi ky e ai. Ne kishim ndeshjen në dorë, duke kontrolluar shumicën. Për këtë të vjen keq, kur ke shumë raste para portës, që të humbasësh ndeshjen”.

Tekniku analizon sjelljen e skuadrës së tij dhe rezervat i ka me ata që u futën nga pankinë, që nuk bënë asgjë për të ndryshuar lojën. Në fakt, Skuka, Keko e Mehmeti ishin nën ton: “E thashë që në fillim që do shkonte situata ndryshe nëse shënon. Duam të dalim e finalizojmë, pastaj hyn edhe pak presioni, hyn në presion duke humbur raste dhe pastaj sigurisht që ato që lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin apo të ketë egërsi më shumë”.

Lexo më tejVideo/ Tresa përmbys Partizanin në të 96': Laçi hakmerret ndaj të kuqve për dy humbjet e pësuara në shtesë

Në fund kostatimi: “Unë mendoj se pësuam dhe humbëm ndeshjen nga butësia jonë dhe presioni që hymë nga shpërdorimi që e përmend disa herë por nuk është justifikim. Na mbetet shumë punë për të bërë, konfiguruar skuadrën në fazë sulmi, që të mos biem poshtë 80% tonë e të mos lëshojmë në fazën mbrojtëse” e mbylli Shehi.

JOSA: “PARTIZANI MUND TA VRISTE LOJËN”

“Kishim momente të këqija në lojë, pas pësimit të golit nga pozicioni standard. Në përgjithësi nuk duhet ta kthenim topin prapa, që Partizani të na presonte prapa. Edhe në të dytën nuk e nisëm mirë, ku Partizani mund ta vriste lojën”. Mirel Josa është i kënaqur për fitoren me përmbysje ndaj të kuqve. Në fund të fundit, tekniku i ktheu reston për dy humbjet në dy fazat e para, pikërisht në shtesë: “Qëlloi që fituam në këtë mënyrë, por në fazën e parë kemi humbur në këtë mënyrë. Gjëra që ndodhin e kompensohet, por i jep besim ekipit për vazhdimësinë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI