Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Mustafi, merkato e goli në fund, Osmani entuziast: "Pritëm rastin, e dinim"

Lapsi.al 20 January 2024
Mustafi, merkato e goli në fund, Osmani entuziast: "Pritëm

“Nuk ka sekret, thjesht luajtëm lojë të mirë të disiplinuar. Pritëm rastin dhe e dinim se do të vinte. E menaxhuam mirë ndeshjen, qarkulluam topin në pjesën e parë, por pa zgjidhje në 20 metrat e fundit". Qatip Osmani ka fituar tashmë konfidencë me suksesin e pestë radhazi në kampionat. E megjithatë ai kundër Erzenit erdhi vetëm në minutën e 87', falë një gabimi të portierit Puja. "Në fillim e pjesës së dytë e nisëm lojën disi konfuz, humbëm agresivitetin dhe vetvetiu ekipi u tërhoq. Por me kalimin e kohës u vendosëm siç duhet, me krahët më të fortë. Nuk ishte direktivë tërheqja, por vetvetiu ndodh në futboll".

Tekniku Osmani pastaj u ndal te merkato, të cilën jo vetëm nuk e mbyll, por ndez imagjinatën e tifozëve kuqeblu duke pranuar negociatat me Shkodran Mustafin: "Ne kërkojmë përforcime , pasi ka ende shumë ndeshje dhe objektivi ynë është “FINAL 4”. Kemi edhe Kupën, ndaj na duhet një grup më i madh dhe kualitativ - tha Osmani -. Janë biseda, por nuk e di. Bisedat me Shkodran Mustafin nuk janë të thjeshta, por do të presim".

Lexo më tej: Video/ Gafë e portierit Puja për ditëlindje, Erzeni mbytet 3' nga fundi: fitorja e pestë radhazi e Vllaznisë

DELIALLISI JUSTIFIKON PUJËN: "NDODH"

“Nuk e nisëm mirë lojën, pasi e dorëzuam shumë shpejtë topin. Loja mori rrjedhën e qetësisë pas 25 minutave të para. Në pjesën e dytë çdo gjë foli për ne, sepse patëm shumë raste. Mënyra si goditesh nga një episod, pastaj, është një gabim që ndodh". Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, minimizon gabimin e portierit të tij Puja, që vendosi fitoren 1-0 të Vllaznisë. Portierit i shpëtoi topi nga duart në minutën e 87' dhe Stojanovic e pati të lehtë të shënonte. "E rëndësishme është që të marrësh pikët. Nuk ka rëndësi se si luan. Në momentin që nuk merr pikët, nuk flitet për entuziazmin. Meritonim diçka më shumë sot, por kështu ndodhi".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI