Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ Nga Ferri në Parajsë, me 5 minuta ndërprerje: Milan përmbys Udinesen në shtesë me Jovic e Okafor

Lapsi.al 20 January 2024
Video/ Nga Ferri në Parajsë, me 5 minuta ndërprerje: Milan
Milan mposhti Udinese 3-2 në javën e 21 të Serie A. Kuqezinjtë iu rikthyen fitoreve në Udine pas më shumë se tre vitesh dhe vazhdojnë ndjekjen ndaj Juventus dhe Inter. Ndeshja e Friuli ishte plot emocione. Në pjesën e parë Samardzic iu kundërpërgjigj Loftus-Cheek, para se në pjesën e dytë Thauvin të përfundonte kthesën në favor të vendasve. Diferencën e bënë zëvendësimet e teknikut Pioli, që vendosën ndeshjen. Fillimisht Jovic gjeti golin e barazimit me kokë, pastaj Okafor përfundoi rikthimin pas zhvillimit të një këndi, në shtesë të plotë. Rezultati i gjashtë i dobishëm radhazi për kuqezinjtë.

EPISODI I RACIZMIT

Milani arrin dhe kapërcen Udinese në 13 minutat e fundit të një ndeshje që u duk e humbur. Kuqezinjtë shënojnë suksesin e katërt radhazi në kampionat në një ndeshje që fatkeqësisht do të mbahet mend si ajo e episodeve të racizmit drejtuar Maignan nga tifozët friulian. Thirrjet dhe ulërimat e tyre çuan në ndërprerjen e ndeshjes në pjesën e parë për pesë minuta. Maignan u largua nga fusha, u fut në tunelin e dhomave të zhveshjes, i ndjekur më pas nga pjesa tjetër e ekipit dhe tekniku Pioli.

PËRMBYSJA VENDIMTARE

Ndeshja, për sa i përket fushës, pa avantazhin e Loftus-Cheek, përmbysjen bardhezi me Samardzic e Thauvin, e pastaj përmbysjen e dytë vendimtare me Jovic në minutën e 83' dhe golin që vlen tre pikët nga Okafor në minutën e 93'. Siç ka ndodhur në raste të tjera këtë sezon, kuqezinjtë luajtën një nivel të mirë në pjesën e parë. Ata ranë dukshëm në pjesën e dytë plot gabime teknike, por arritën të gjenin një goditje të dyfishtë në minutat e fundit falë zëvendësimeve të teknikut Piolit. Milan forcon edhe më tej një vend të tretë që ishte solid që më parë.

Serie A Italy

Roma 2-1 Verona Udinese 2-3 AC Milan

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI