Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Juventus 18 gola në 5 ndeshje: jo më minimalist, Allegri parakalon Inter me një super-Vlahovic

Lapsi.al 22 January 2024
Juventus 18 gola në 5 ndeshje: jo më minimalist, Allegri parakalon

"Duhet të përpiqemi t'i bëjmë të mundura gjërat e pamundura". Madje pa e thënë kurrë fjalën titull, Max Allegri doli hapur. Juventus i tij beson në mundësinë e rrëmbimit të titullit italian në garën me Inter. Një sipërmarrje e vështirë, shumë e vështirë, duke pasur parasysh diferencën e përgjithshme në vlerat teknike mes dy skuadrave. Por bardhezinjtë po e kalojnë hendekun duke vënë zemrën në lojë, përkushtimin dhe rritjen e vazhdueshme. Në fillim të sezonit Zonja ishte e shëmtuar, më pas me kalimin e ditëve filloi të ribënte grimin. E tani ajo që del në fushë është një skuadër që ndoshta nuk magjeps, por që di të luajë një futboll të denjë dhe mbi të gjitha ka lënë mënjanë të qenit “minimalist”. 3-0 kundër Sassuolos, 3-0 kundër Leçes dhe 4-0 kundër Frosinone në Kupën e Italisë në tre daljet e fundit zyrtare.

Nëse mbrojtja vazhdon të bëjë punën e saj me vetëm dy gola të pësuar në vitin 2024 (12 ndeshje pa pësuar në sezon, vetëm Inter në Evropë ka bërë kaq mirë), është sulmi ai që ka shpërthyer. Ose më saktë, është Dusan Vlahovic ai që ka ndërruar marsh. Serbi ka shënuar tashmë pesë gola këtë vit, aq sa askush në pesë turnetë e mëdha evropiane nuk ka bërë më mirë.

Por çfarë ndodhi? Sipas tij, problemet fizike po e lënë të qetë, por nuk mungon edhe fakti që ka arritur të pastrojë kokën nga mendimet e këqija, nga kritikat, nga dëshira pa patur fuqinë. E tani ai ka një ekip në krah që krijon më shumë raste dhe e lejon atë të bëjë punën e tij më të mirë: të shënojë. Nga ana tjetër, ai u soll në Torino, me miliona, për ta bërë këtë dhe më në fund po shlyen përpjekjet e bëra.

ARRITJA E TEKNIKUT MAX

Me pak fjalë, pak nga pak Allegri arriti të bashkojë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të ndërtuar një ekip të aftë për të konkurruar me Inter. Zikaltrit mbeten favoritë, por nëse duan të vendosin yllin e dytë në gjoks, duhet ta fitojnë atë në fushë. Përplasja direkte e shumëpritur e 4 shkurtit mund të rezultojë të jetë një udhëkryq vendimtar. Një sukses për zikaltrit do të rikonfirmonte forcën dhe epërsinë e tyre, ndërsa një fitore për bardhezinjtë mund të përmbyste parashikimet përfundimtare.

Lexo më tejYildiz paguhet si për Serie B, Juventus i trembet ndërhyrjeve: pagë e trefishuar e zgjatje deri në vitin 2029

Megjithatë, nuk ka gjasa që kampionati të vendoset për dy javë në San Siro. Sepse ka ende një fazë të dytë pothuajse të plotë për të luajtur dhe shumë rreziqe përpara. Inter duhet të mendojë edhe për Champions, ndërsa Juventus do të përballet me një kalendar të komplikuar, duke qenë se përveç Inter do të përballet edhe me Napolin, Lazion dhe Romën në transfertë. Përshtypja është se ky duel do të zgjidhet vetëm në vijën e finishit.

Ndërkohë, Danilo e të tjerët kanë avancuar me punën, duke marrë kreun e renditjes, edhe pse me një ndeshje më shumë. Pak mund ta imagjinonin gushtin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI