Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Acerbi e makthi i përjetuar nga kanceri: "Nuk dija si të reagoja, isha fare i ri"

Lapsi.al 22 January 2024
Acerbi e makthi i përjetuar nga kanceri: "Nuk dija si të reagoja,
Ishte korriku i vitit 2013 kur Francesco Acerbi, pranë nënshkrimit me Sassuolo, zbuloi se kishte një tumor në testikulin e majtë. "Herën e parë mbeta i tronditur, nuk dija si të reagoja - tha mbrojtësi për Vanity Fair më shumë se 10 vjet më vonë -. Isha edhe shumë i ri, vetëm 25 vjeç. U operova pas disa ditësh në San Raffaele në Milano. Duke folur me mjekët më pas u qetësova. Krijova besim sepse e kuptova që isha në duar të mira”. Lexo më tejQeshi për humbjen e Lazios, Acerbi i shkruan letër tifozëve: "Insinuata absurde, nuk mund dhe nuk dua t'i pranoj" Disa muaj më vonë, pikërisht në shtator, Acerbi bëri debutimin e tij me jeshilzinjtë kundër Veronës, përpara se të zbulonte një përsëritje të sëmundjes falë një pozitiviteti gjatë një testi antidoping. Prej aty një ndalesë e gjatë, e kurorëzuar me rikthimin e tij ‘të përhershëm’ në fushë në vitin 2014. “Tani jam shëruar – vazhdoi mbrojtësi zikaltër, i cili u bë menjëherë lider në Milano, nën drejtimin e Inzaghit –. Mësova se me këtë lloj sëmundje, duhet të jesh i shpejtë. Kur ndjen dhimbjen, është tashmë vonë. Unë jam gjithmonë mirënjohës që duhet ta mbaj veten nën kontroll për punën time, por është e rëndësishme të mos pres derisa të sëmurem, duhet parandalimi. Të jem mirë mendërisht, përveç sportit, më ka ndihmuar shumë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI