Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ "Real na vodhi ndeshjen". Akuza të rënda nga Almeria, Ancelotti i beson arbitrit: "I pa në VAR"

Lapsi.al 22 January 2024
Video/ "Real na vodhi ndeshjen". Akuza të rënda nga Almeria,

“Ne nuk do të publikojmë asnjë raport të ndeshjes – gjithçka është shumë e qartë”. Kështu protestoi Almeria në rrjetet sociale pas bilbilit të fundit të ndeshjes që humbi me Real Madrid 3-2 në minutën e 99'. Andaluzianët, të fundit në renditjen e kampionatit spanjoll, janë tërbuar me arbitrin (dhe VAR-in) Francisco José Hernández.

Arbitri ka favorizuar Los Blancos në tre raste. Në detaje: penalltia e dhënë për prekjen me dorë të Edgar, ndoshta vetë viktimë i një faulli, 3-1 i Arribas i anuluar ndaj Almeria dhe pastaj 2-2 i Vinicius, me golin e akorduar nga arbitri pasi u thirr nga VAR për rishikimin në terren. Braziliani duket se e godet topin më shumë me krah sesa me shpatull. Polemika ishte e furishme, e acaruar me shtesën maksimale 11-minutëshe ku përfitoi Carvajal të shënonte golin e fitores.

Lexo më tejVinicius gol me krah, Almerias i anuloi golin. Plasin akuzat ndaj Real, ndërhyn Xavi: "Diçka nuk shkon"

Pubill, mbrojtësi i krahut që luan për Almeria, nuk u kufizua para kamerave: “Dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim këtu dhe kështu ndodhi”. Akoma edhe më rëndë ka shkuar me fjalët shoku i tij i skuadrës Melero: "Ndjesia është se na e vodhën ndeshjen - gjëmoi lojtari i Almerias -. Kjo që ndodhi i kalon të gjitha kufijtë, më dhemb. Na kërcënuan dhe ndoshta mendojnë se kanë bërë gjënë e duhur". Fjalë të ashpra, padyshim që nuk gjejnë të njëjtin mendim nga Ancelotti, i cili u përpoq të mbyllte çështjen: “Të tre gjërat e kontestuara u shqyrtuan nga VAR. Arbitri bëri zgjedhjen e duhur në rastet në fjalë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI