Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Walker, skandali rritet: përveç dy familjeve paralele kishte edhe një grua të tretë

Lapsi.al 22 January 2024
Walker, skandali rritet: përveç dy familjeve paralele kishte edhe

Skandali i dashurisë që përfshin mbrojtësin e Manchester City dhe Anglisë Kyle Walker është pasuruar me elementë të mëtejshëm. Të dhëna shqetësuese dhe ndonjëherë surreale. Në fakt, ditët e fundit ka dalë në dritë jeta e tij e dyfishtë. Lojtari prej disa vitesh paska patur dy familje: një “zyrtare” me gruan e tij Annia Kilner dhe një tjetër me Lauryn Goodman.

Me bashkëshorten e ligjshme, Walker kishte tre fëmijë dhe është në pritje të lindjes së të katërtit. Kilner është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por sidoqoftë ka vendosur ta ndahet nga futbollisti. Paralelisht, me Goodman futbollisti kishte dy fëmijë të tjerë.

Por tani telenovela është pasuruar akoma. Sipas The Sun, tabloidi gjithmonë i vëmendshëm kur bëhet fjalë për këto çështje, Walker ka pasur edhe një lidhje të tretë në vitet e fundit...

JETA E TREFISHTË E KYLE WALKER

Një grua e tretë është shfaqur në jetën tashmë shumë të komplikuar të dashurisë së Kyle Walker. 33 vjeçari javët e fundit ka qenë në qendër të një skandali të vërtetë. Sipas asaj që ka zbuluar “The Sun”, në fakt, futbollisti i City, përveçse ka mbajtur dy lidhje me bashkëshorten dhe të dashurën paralele, në mënyrë të pabesueshme ka gjetur kohën edhe për të vazhduar një lidhje të tretë.

Lexo më tejZbulohet jeta e dyfishtë e Kyle Walker: kishte dy familje paralele

Tabloidi anglez shkruan: "Ai tradhtoi gruan dhe të dashurën e tij me një grua të tretë, një modele misterioze. Ai e takoi atë në një klub në janar 2019, katër muaj para se të ndahej për pak kohë nga gruaja e tij, Annie Kilner. Marrëdhënia me modelen zgjati deri në shtator 2021”. Sikur të mos mjaftonte kjo, me sa duket mbrojtësi kishte në plan të bënte fëmijë edhe me këtë grua të tretë.

“Është e mahnitshme që Kyle kishte ende energji për futbollin”, tha një burim. Një pyetje që, në fakt, e bëjnë të gjithë...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI