Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Masa drastike e presidentit të FIFA-s Infantino: "Duhet humbja në tavolinë për klubet me tifozë racistë"

Lapsi.al 22 January 2024
Masa drastike e presidentit të FIFA-s Infantino: "Duhet humbja në
Një tjetër episod racizmi brenda një stadiumi, jo vetëm në Itali, ka shkaktuar reagime të pashmangshme indinjate nga bota e futbollit. Duke u nisur nga eksponenti më i madh i FIFA-s, Gianni Infantino. Presidenti premtoi sanksione të rënda ndaj klubeve. "Ngjarjet e së shtunës në Udine dhe në Sheffield në shtator janë absolutisht të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme. Nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi, në futboll apo në shoqëri. Lojtarët e prekur nga ajo që ndodhi të shtunën kanë mbështetjen time të plotë. Është e nevojshme që të gjithë të interesuarit të veprojnë, duke filluar nga edukimi në shkolla. Kështu, brezat e ardhshëm do të kuptojnë se kjo nuk është pjesë e futbollit dhe as e shoqërisë”, tha numri 1 në futbollin botëror. “Përveç procedurës me tre faza (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes, anulimi i ndeshjes), duhet të vendoset humbja për skuadrat, tifozët e të cilëve kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste – duke shkaktuar kështu anulimin e ndeshjes -, ashtu siç duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste”, shtoi numri 1 në futbollin botëror në një shënim. Lexo më tej: E thirrën 'majmun', Udinese merr vendimin: "Përjashtim përjetë nga stadiumi për ata që ofenduan Maignan" "FIFA dhe bota e futbollit tregojnë solidaritet të plotë me viktimat e racizmit dhe çdo forme tjetër diskriminimi. Një herë e përgjithmonë: jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!", përfundoi Infantino.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI