Flash

Video/ Melo e Sobouale dënojnë Skënderbeun: Josa bën bis dhe tani Laçi është i dyti

Lapsi.al 8 October 2023
Video/ Melo e Sobouale dënojnë Skënderbeun: Josa bën bis dhe

Dy fitore, gjashtë pikë dhe vendi i dytë. Mirel Josa ka patur efektin e duhur te Laçi, që ka mposhtur 2-0 edhe Skënderbeun në shtëpi. Në sfidën e vlefshme të javës së tetë të Superiores, kurbinasit nuk e kanë vënë në dyshim në asnjë moment ndeshjen. Melo dhe pastaj tap-in i Sobouale i dhanë fitoren bardhezinjve, të dytën radhazi me Josën në pankinë. Pas dy fitoresh radhazi vjen humbja për korcarët, që megjithatë janë në vendin e tretë provizor.

Josa e orientoi skuadrën e tij me një 4-3-3 të inspiruar në krahë, sidomos nga Melo e Tresa. Gvozdenovic kërkoi të ishte racional, por të tijtë nuk mbajtën dot ritmin. Në portën e Alias nuk vonuan të shfaqeshin goditjet dhe portieri u detyrua të dorëzohet në të 42'. Një e djathtë e fortë e brazilianit Melo nuk i la asnjë mundësi ish-lacialit, që deri në atë moment kishte rezistuar me kujdes.

[video width="824" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/melo.mp4"][/video]

Skënderbeu u mundua të organizohej pas rifillimit, duke rrezikuar Dajsinanin, mbi të gjitha me konkluzionin e fuqishëm të Liços. Portieri arriti të devijojë në kënd, por Laçi e kuptoi se duhet të ndryshonte sjellje. Bardhezinjtë kërkuan të mbyllin ndeshjen, por u përplasën me një Alia gjithnjë të kujdesshëm, përvec minutës së 56′ kur Sobouale dyfishoi shifrat. Goditja e Ujkës mori një trajketore surprizuese, ndërsa topi i përplasur në shtyllë u devijua në shpinëne portierit, duke favorizuar golin e thjeshtë me portë bosh të sulmuesit.

[video width="824" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/sobo-gol.mp4"][/video]

Shumë pak për të bërë për Skënderbeun, për të ndryshuar historinë e ndeshjes. Gvozdenovic vazhdon të mos njohë barazime dhe balancon fitoret e humbjet me nga katër. 12 pikët e lejojnë formacionin korcar të qendrojë në vendin e tretë, një prapa të besuarve të Mirel Josës.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI