Flash

Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, 'portieri' Giroud shpëtoi rezultatin: Milan i vetëm në krye të Serie A

Lapsi.al 7 October 2023
Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, 'portieri' Giroud shpëtoi

Milan përfitoi nga barazimi i Inter dhe fitoi 1-0 ndaj Genoa në Marassi, duke zënë vendin e parë në javën e tetë të Serie A. Ndeshja u vendos nga Pulisic, i cili në minutën e 87' kontrolloi dhe shënoi me të majtën duke zhbllokuar një ndeshje shumë të komplikuar për teknikun Pioli. Finalja e takimit ishte e bujshme: dy portierët e përjashtuar. Ish-sulmuesi i Partizanit Ekuban nxorri me karton të kuq Maignan e në portë u fut Giroud. Me këtë sukses kuqezinjtë u ngjitën në 21 pikë dhe pushimin do ta kalojnë në krye të renditjes, +2 ndaj Inter.

ME GIROUD NË PORTË

Milan likuidoi Genoa në frymën e fundit të ndeshjes me një gol të Pulisic. Gol i vlerësuar pas një kontrolli të gjatë në VAR për një prekje të supozuar të amerikanit me krah. Por, në një ndeshje me shumë pak emocione, fundi ishte krejtësisht i çmendur. U përjashtua Maignan (faull jashtë zonës ndaj Ekuban) dhe gjithashtu portieri i Genoa, Martinez. Megjithatë, Milani ishte i detyruar të fuste në portë një lojtar, pikërisht Giroud. Francezi arriti të shpëtojë kuqezinjtë ndaj Puscas gjatë një shtese të pafund. Traversë e Gudmundsson me goditje dënimi, që nuk ndryshoi dot asgjë.

Lexo më tej: Video/ Acerbi e Lautaro nuk mjaftojnë: kthesë e bujshme e Bologna me Orsolini e Zirkzee, bllokohet arratia e Inter

Djalli përfitoi kështu, në fund të një ndeshjeje të pakëndshme dhe shumë të komplikuar, nga gjysmëhapi fals i Inter ndaj Bolonjës. Pioli është i vetëm në krye të tabelës. Revolucioni total në sulm - me Chukwueze, Jovic dhe Okafor - me të cilin Pioli kishte vendosur skuadrën nuk dha rezultat. Lodhja e kupës u ndje padyshim në këmbët e kuqezinjve. E megjithatë, tridhëmbëshi titullar u kujdes për t'i dhënë tre pikët kuqezinjve. Genoa protestoi, u tërbua dhe kafshon duart kur u duk se po arrinte një tjetër ndalesë kundër një skuadre të madhe në këtë kampionat.

[video width="872" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/pulisic.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI