Flash

Bellingham e Vinicius të papërmbajtshëm: Real shkatërron 4-0 Osasuna, Girona nuk i ndahet kreut

Lapsi.al 7 October 2023
Bellingham e Vinicius të papërmbajtshëm: Real shkatërron 4-0

Java e nëntë e La Liga 2023/24 ka ende Bellingham si personazhin e saj kryesor. Anglezi ishte vendimtar me një dygolësh në suksesin e Real Madrid kundër Osasuna. Mesfushori zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9' e dyfishoi epërsinë në minutën e 54'. Më pas u kujdes Vinicius, që fillimisht shënoi pasi dribloi portierin dhe më pas nxorri para porte Joselu për 4-0 finale. Skuadra e Ancelotti ngjitet në 24 pikë. Fitore 1-0 në Cadiz për Girona, që mbetet dy pikë nga kreu falë golit të Garcia.

REAL MADRID-OSASUNA 4-0

Momenti i artë i Jude Bellingham vazhdon edhe në kampionat. Në minutën e 9’ anglezi zhbllokoi menjëherë ndeshjen, duke shënuar pas një pasimi të Carvajal. Blancos dyfishuan avantazhin e tyre në fillimin e pjesës së dytë përsëri me numrin 5. Bellingham konvertoi një asist të Valverde dhe arriti në dhjetë gola sezonalë në vitin e tij të parë me skuadrën madrilene. Pajarito dërgoi pak më pas te goli edhe Vinicius Junior. Brazilini kaloi edhe portierin Herrera përpara se ta depozitonte topin në rrjetë.

Lexo më tej: Bellingham te Real Madrid... falë Vinicius: "I dërgoja mesazh çdo ditë"

Pesë minuta më pas Real Madrid bëri poker. Braziliani shpiku një pasim për Joselu, që pasi iu anulua një gol në pjesën e parë, këtë herë mund të gëzohet. Ish-lojtari i Espanyol ka shënuar tre gola radhazi në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelotti nuk u kursyen, pasi për pak sa nuk shënuan top të pestin me Carvajal. Pastaj Joselu humbi një penallti në minutën e 84', duke goditur në qendër me portierin që kuptoi gjithcka. Miqtë mbetën në kuotën e dhjetë pikëve, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ancelotti është ende në krye me 24 pikë.

CADIZ-GIRONA 0-1

Ndeshja arriti një pikë kthese pas vetëm dhjetë minutash, kur ndërhyrja e Darvin Machis u ndëshkua me karton të kuq. Shtytja nga djemtë e Michel kulmoi me golin e fitores të Aleix García. Cadiz u përpoq të reagojë, por asgjë nuk ndodhi. Një tjetër fitore për katalanasit, të cilët ngjiten në 22 pikë në renditje dhe mbeten dy pikë prapa Real. Ndërsa vendasit mbeten në kuotën nëntë në renditje.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI