Flash

Video/ Super-Atalanta në Lisbonë, Scalvini e Ruggeri rrëzojnë Sporting: ja rezulatet në Europa League

Lapsi.al 5 October 2023
Video/ Super-Atalanta në Lisbonë, Scalvini e Ruggeri

Rrugëtimi fantastik i Atalanta në Europa League vazhdon. Pas suksesit me Rakow, në raundin e dytë të Grupit D, skuadra e Gasperinit mundi 2-1 Sporting. Bergamaskët janë tani në krye të grupit të vetëm me pikë të plota. Në José Alvalade pjesa e parë ishte e tëra në stilin e zikaltërve. Scalvini (33') zhbllokoi ndeshjen duke devijuar krosimin e Zappacosta në rrjetë. Më pas Ruggeri (43') dyfishoi rezultatin pas një asist të Lookman. Në pjesën e dytë portugezët reaguan dhe ngushtuan diferencën nga pika e bardhë me Gyokeres (76'). Italianët rezistuan deri në fund dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme për renditjen me synimin për kualifikim.

Atalanta nuk gaboi në betejën për vendin e parë në Grupin D të Europa League. Bergamaskët e drejtuan në mënyrën më të mirë çështjen e kualifikimit, në funksion të ndeshjeve të radhës. Në Lisbonë zikaltërit konfirmuan impaktin “europian” të skuadrës me golat e Scalvini e Ruggeri. Atalanta ishte e aftë të shfaqë më të mirën e repertorit të tyre në pjesën e parë dhe tregoi se dinte të vuante pa u shembur në pjesën e dytë, pas reagimit portugez.

NDESHJET E TJERA

West Ham merr një fitore 1-2 në transfertën me Freiburg. Anglezët marrin kështu kryesimin e Grupit A me pikë të plota, duke lënë pas gjermanët. Barazim mes Topola dhe Olympiacos, që marrin pikët e para në dy ndeshje. Në Grupin B, AEK reziston 1-1 përballë Ajax, duke ruajtur kryesimin me 4 pikë. Holandezët janë në kuotën dy, aq sa Marseille që barazoi 2-2 me Brighton, i fundit me 1 pikë. Në Grupin C Aris Limassol mposhti në mënyrë surprizë Rangers 2-1, ndërsa me të njëjtin rezultat Betis kaloi Sparta Pragë. E tani të gjithë kanë nga 3 pikë pas dy ndeshjesh. Në Grupin D, Atalanta kryeson me 6 pikë, e ndjekur nga Sporting e Sturm Graz me 3 pikë. Austriakët fituan 0-1 në Rakow, duke i lënë këta të fundit me 0 pikë.

https://youtu.be/WDYWVCMOnuc

REZULTATET E KATËR GRUPEVE TË PARA

Europa League Group A

Freiburg 1-2 West Ham United

TSC Backa Topola 2-2 Olympiacos

Europa League Group B

AEK Athens 1-1 Ajax

Marseille 2-2 Brighton

Europa League Group C

Aris Limassol 2-1 Rangers

Real Betis 2-1 Sparta Prague

Europa League Group D

Rakow Czestochowa 0-1 Sturm Graz

Sporting CP 1-2 Atalanta

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI