Flash

Video/ Fitore e madhe e Ballkanit, Kryeziu e Hamidi shtypin Dinamo Zagreb në Conference League

Lapsi.al 5 October 2023
Video/ Fitore e madhe e Ballkanit, Kryeziu e Hamidi shtypin Dinamo Zagreb

Kush do ta besonte. Dinamo e Zagrebit që 'masakroi' Astana në ndeshjen e parë, u rrëzua përpara Ballkanit në 'Fadil Vokrri'. Ilir Daja magjeps edhe njëherë me një fitore, pak të thuash, madhështore. Ballkani merr tre pikët e para në grupet e Conference League, duke mposhtur kryesuesit kroatë. Kryeziu e Hamidi, në fundin e pjesës së parë dhe të së dytës, vendosën ndeshjen. Kampionët e Kosovës tani janë kërcënues në Grupin C ku kryeson Victoria Plzen me pikë të plota, Ballkani e Dinamo Zagreb me 3 pikë dhe Astana në fund me zero.

Daja kishte organizuar strategjinë perferkte të Ballkanit të tij. Dinamo e Zagrebit nuk u duk aq e frikshme në Prishtinë, me vendasit që pothuaj izoluan të gjithë kundërshtarët, duke e bërë të limitohej në një qarkullim steril. Pastaj, Kryeziu në minutën e 44' shënoi golin e avantazhit për kosovarët. Një gol që mbushi me besim lojtarët dhe nervozoi kroatët. Përpjekjet e tyre për të drejtuar një ndeshje që po shkonte keq, u përplasën në prapavijën stoike të Dajës, asnjë herë në panik dhe e gatshme të rikuperonte topa. Pastaj, Kryeziu e Hamidi, por edhe të tjerët pa top bënë një lojë për tu admiruar, të sakrificës dhe me cinizmin e duhur.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/ballkani-gol.mp4"][/video]

Pikërisht në të 83' Hamidi ndoqi një top të humbur, nën kontrollin e mbrojtësit, por që nën presionin e kosovarit gaboi. Hamidi gjeti një autostradë përpara dhe me inteligjencë mposhti portierin Nevistic. Tre pikë thelbësore dhe një paraqitje dinjitoze në Conference League, që e afron Ballkanin me kualifikimin. Skuadra e Ilir Dajës, e mundur 1-0 nga Plzen në debutim, do të luajë tashmë sfidën e dyfishtë e vendimtare me Astana, që mbyll renditjen e grupit me 0 pikë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/ballkani-gol-1.mp4"][/video]

REZULTATET E KATËR GRUPEVE TË PARA

Europa Conference League Group A

Klaksvik 0-0 Lille

Olimpija Ljubljana 0-1 Slovan Bratislava

Europa Conference League Group B

Breidablik 0-1 Zorya

Gent 2-0 Maccabi Tel Aviv

Europa Conference League Group C

FC Astana 1-2 Viktoria Plzen

Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb

Europa Conference League Group D

Besiktas 2-3 Lugano

Bodo/Glimt 0-1 Club Brugge

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI