Flash

Pogba me doping, sot kundër-analizat: 72 orë pritje e rreziku i pezullimit 4 vjeçar

Lapsi.al 5 October 2023
Pogba me doping, sot kundër-analizat: 72 orë pritje e rreziku i

Dita më e gjatë e jetës së Paul Pogba u zhvillua kryesisht në Romë, në laboratorin e qendrës olimpike Acqua Acetosa. Aty janë bërë kundër-analizat në kampionin e urinës B (të vulosur deri më tani), që doli "jo negativ" për doping pas kontrollit në Udinese-Juventus 20 gushtin e kaluar. Në kampionin e parë, ishin gjetur gjurmë të metabolitëve të testosteronit me origjinë jo endogjene, një substancë dopingu, që e kishte bërë mesfushorin të pezullohej nga Juventus. Francezi rrezikon një skualifikim nga një deri në katër vjet.

JUVE, ÇFARË RREZIKON POGBA

Nëse në kampionin B do të gjendeshin gjurmë të tjera dopingu, Pogba do të kalonte nga "jo negativ" në "pozitiv". E në këtë pikë do të fillonte procesi sportiv për të vendosur për skualifikimin. Nëse vërtetohet qëllimshmëria e gjestit, ekziston rreziku i skualifikimit për katër vjet. Teza mbrojtëse e lojtarit është mosqëllimshmëria. Nëse vërtetohet, ndalimi maksimal është dy vjet e, falë disa rrethanave lehtësuese, mund të reduktohet deri në 50%, pra një vit.

POGBA, POZICIONI I JUVENTUS

Juventus është gjithashtu në pritje të rezultateve nga kundër-analizat, të cilat duhet të mbërrijnë brenda 72 orëve. Por një përshpejtim në mbrëmjen e së premtes nuk është i pamundur. Në rast të pozitivitetit, klubi mund të vazhdojë me ndërprerjen e kontratës për arsye të drejtë. Pogba është i lidhur me bardhezinjtë me një kontratë deri në vitin 2026 me vlerë rreth 10 milionë euro në total, mes pjesës fikse dhe bonusit. Në këtë pikë, në janari Giuntoli do të dilte në merkato për të gjetur një zëvendësues në mesfushë. Emri i parë në listë është ai i Pierre-Emile Hojbjerg, danezi që Tottenham e vlerëson 30 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI