Flash

Fiorentina shpëton në fund me Ferencvaros: Nordsjaelland, "tërmet" 7-1 ndaj Ludogorets

Lapsi.al 5 October 2023
Fiorentina shpëton në fund me Ferencvaros: Nordsjaelland,

Në raundin e dytë të grupeve të Conference League nuk kanë munguar golat e rezultatet surprizë. Fiorentina rikuperon në fund për të barazuar 2-2 në Franchi ndaj Ferencvaros të Dejan Stankovic. Epërsi e dyfishtë për hungarezët. Në pjesën e parë shënoi Varga (25') dhe më pas, në fillim të pjesës së dytë, Cisé (50'). Në pjesën e dytë Italiano e rikthen fatin e ndeshjes me zëvendësimet. Barak (66') dhe Ikoné (93') sigluan barazimin që i jep një pikë italianëve. Violat tani janë në kuotën e 2 pikëve në grup, dy pikë pas Genk dhe Ferencvaros.

Në kampionatin e kaluar, më 30 prill 2023 si trajner i Sampdorias, Dejan Stankovic u largua nga Franchi me rezultatin 5-0. Tani me hungarezët pothuaj u hakmor. Pothuajse. Fiorentina ishte inekzistente për pjesën më të madhe të ndeshjes, por e aftë për të kapërcyer avantazhin e dyfishtë të një Ferencvaros absolutisht të besueshëm që iu afrua fitores së njëmbëdhjetë radhazi. Golat e Barak dhe Ikone (asist i Nico) ndikuan në një ndeshje në të cilën Violat e treguan veten vetëm në pjesën e dytë. Madje iu afrua 3-2 me Gonzalez në fund fare. Golat e shënuar nga Varga dhe Cissé kishin hapur një hendek që në fillim dukej i paimagjinueshëm. Barak zvogëloi defiçitin fillestare dhe Ikoné rigjeti raportin me golin duke bërë 2-2 pas një aksioni të krijuar nga Parisi, aktivizimi i të cilit ndryshoi Fiorentinën.

Lexo më tej: Video/ Fitore e madhe e Ballkanit, Kryeziu e Hamidi shtypin Dinamo Zagreb në Conference League

REZULTATET E MBRËMJES

Europa Conference League Group E

Aston Villa 1-0 Zrinjski Mostar

AZ Alkmaar 1-0 Legia Warszawa

Europa Conference League Group F

Cukaricki 0-2 Genk

Fiorentina 2-2 Ferencvaros

Europa Conference League Group H

FC Nordsjaelland 7-1 Ludogorets Razgrad

Spartak Trnava 1-2 Fenerbahce

Europa Conference League Group G

Aberdeen 1-1 HJK Helsinki

PAOK FC 2-1 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI