Flash

Inzaghi i tërbuar me lojtarët e tij: "Jam i zemëruar, humbëm pikë gjaku"

Lapsi.al 7 October 2023
Inzaghi i tërbuar me lojtarët e tij: "Jam i zemëruar,

Pas rikuperimit 2-2 të pësuar nga Bolonja në San Siro, Simone Inzaghi përtypet hidhur. "Unë jam i zemëruar dhe lojtarët po ashtu. Është hera e dytë që jemi përpara dhe nuk e fitojmë ndeshjen - tha tekniku i Inter për DAZN -. Në rastin e parë humbëm ndaj Sassuolo, sot barazuam". “Në pjesën e parë shënuam dy gola dhe mund të kishim shënuar sërish. Por dy golat që pësuam erdhën nga dy pakujdesi tonat – shtoi ai -. Në rezultatin 2-2 pastaj ishte një monolog, por ishim të pasaktë".

“Në rezultatin 2-0, me atë që prodhuam dhe me qëndrimin e skuadrës në fushë, nuk e pranoj këtë barazim – vazhdoi Inzaghi -. Tekniku pastaj analizoi pësimin e rikuperimit të Bolonjas: "Është futboll, duhet të rritemi dhe të punojmë më shumë. Na mungoi përqendrimi. Në rezultatin 2-0 nuk duhej të lejonim rihapjen e ndeshjes - vazhdoi ai -. Penalltia e 2-1 i dha energji Bolonjës, që e dimë se është një ekip cilësor".

Lexo më tej: Video/ Acerbi e Lautaro nuk mjaftojnë: kthesë e bujshme e Bologna me Orsolini e Zirkzee, bllokohet arratia e Inter

"Në golin 2-2 mund të kishim mbyllur më herët dhe ta mbulonim fushën më mirë. Këto janë pikë gjaku të humbura që nuk më rrinë mirë - shtoi trajneri zikaltër -. Pas 2-2 ne krijuam shumë dhe humbëm disa mundësi të rëndësishme. Një ekip me përvojë si i yni, megjithatë, duhet të qëndrojë i fokusuar pas epërsisë 2-0. Zëvendësimi i Thuram? Zgjedhje teknike...". Në fund, për parakalimin e mundshëm të Milan në renditje, Inzaghi bën indiferentin: "Ne duhet të mendojmë për çdo ndeshje të vetme. Ne jemi zotër të fatit tonë, nuk kemi pse të shikojmë të tjerët".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI