Flash

Video/ Shkopinj kokës: plas sherri i dhunshëm në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës rrihen keq

Lapsi.al 7 October 2023
Video/ Shkopinj kokës: plas sherri i dhunshëm në Kukës,

E të mendosh që ishte në fushë asnjëanëse. Në Kukës ka plasur një dhunë e ashpër mes tifozëve të Vllaznisë e Tiranës, pasi Klasikja e futbollit shqiptar u luajt në qytetin veri-lindor e jo në Shkodër për shkak të punimeve në Loro Boriçi. Sapo ka përfunduar ndeshja me fitoren 0-1 të bardhebluve, jashtë stadiumit është krijuar një kaos i vërtetë. Shkopinj, sende të forta dhe mjete rrethanore janë përdorur nga dy tifozeritë për të rrahur njëri-tjetrin.

Ende nuk është e qartë nëse tifozët e Vllaznisë provkuan të irrituar nga humbja e skuadrës së tyre, apo ata bardheblu u tallën me kundërshtarin të ndjerë superiorë nga fitorja. Sipas një rindërtimi të shpejtë të ngjarjes sherri ka shpërthyer në një vend pushimi në Reps. Tifozët shkodranë kanë zbritur nga autobusi duke ofenduar ata kryeqytetas. Reagimi i Fanatics ka sjellë pështjellimin e situatës dhe sherrin e dhunshëm me sende të forta.

VIDEO E DHUNËS

Në videon e publikuar nga BalkanWeb dhe vetë tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics” shihen pamje të dhunës. Ngjarje që duhet të qëndrojnë jashtë futbollit, por që shpesh është e pamundur t'i ndash. Në fakt, edhe gjatë ndeshjes pati probleme në distancë mes dy tifozërive. Forcat e sigurisë në stadium parandaluan konfliktimin e tyre në impiant, por jashtë “Kukës Arena”, situata ka nga kontrolli.

Lexo më tej: Pezullim e jo shkarkim: Tirana bën njoftimin, por skuadra i kalon teknikut Ahmataj

Sa për kronikë, ndeshja përfundoi me fitoren e Tiranës në sekondën e fundit. Dy tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite. Një precedent i tillë ka ndodhur edhe në vitin 2014 kur dy tifozëritë u përplasën në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

https://www.youtube.com/watch?v=YqtjHpiqgsc

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI