Flash

Në këmbë mbi RB19, Max Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: "Tre herë kampion, fantastike"

Lapsi.al 7 October 2023
Në këmbë mbi RB19, Max Verstappen feston Botërorin e

Njëmbëdhjetë xhiro i mjaftuan Max Verstappen për t'u bërë kampion bote në Formula 1 për të tretën herë radhazi. Në fund të një gare Sprint për GP e Katarit plot zhvillime, befasia ishte dalja nga gara e "rivalit të tij" numër një, shokut të skuadrës Sergio Perez. Ai doli jashtë në xhiron e njëmbëdhjetë, duke i dhënë në mënyrë matemetike titullin botëror Verstappen. Holandezit të Red Bull i duhej vetëm një vend i gjashtë në Sprint.

Pas një starti anonim, fillimisht u duk se po e kontrollonte (mjaftonte vend i gjashtë për të fituar titullin), ai sulmoi, duke bërë parakalime pas parakalimi. I dyti pas Piastri, i vetmi që nuk arriti ta kalonte. Rishtari australian fitoi në Lusail Sprint përpara Verstappen. Vendi i tretë për Norris, i katërti për Russell.

Lexo më tej: F1, titulli i tretë nuk mjafton: Verstappen gjithnjë në kërkim të rekordeve të reja

Max u përpoq të siguronte titullin e tij të tretë duke fituar gjithashtu Losail Sprint, por këtë herë Versttapen duhej të kënaqej me vendin e dytë të podiumit. "Fitimi i titullit është një ndjenjë fantastike. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Jam krenar për punën e ekipit. Të jesh kampion për herë të tretë është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë të shtyjmë. Ishte një garë fantastike, tani më pëlqen kjo lumturi. Jam munduar të fitoj Sprint por patëm pak fat me makinën e sigurisë. Piastri, megjithatë, bëri një garë të madhe: nuk ishte e lehtë, me gomat mesatare. Në fund u përpoqa të shkoja ta kapja por... nuk munda”.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI