Flash

"Humbja nga individë, grupi do t'i nxjerrë jashtë". Memelli i tërbuar, Ahmataj presion Halilit: "Më jep Tiranën"

Lapsi.al 7 October 2023
"Humbja nga individë, grupi do t'i nxjerrë

"Lojtarët nuk po përmend emra, duhet të bënin më shumë. Ekipi u gjend në një tranzicion negativ, kur Hakaj nisi topin për Çokajn dhe kjo na prishi gjithë ekuilibrat. Nga aty erdhi dhe goli. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pranoj rezultatin, pasi kjo klasike siç nisi ishte drejt barazimit. Jam i mërzitur pasi skuadra luajti një ndeshje të mirë dhe humbja erdhi nga disa individë. Këta individë duhet të punojnë shumë në stërvitje, ose në të kundërt grupi vetë do t’i nxjerrë jashtë ekipit". Migen Memelli është i tërbuar pas humbjes. Me tepër se vetë rezultatin, ndaj lojtarëve të tij. Tekniku është kërcënues këtë herë, i bindur se me mbështetjen dhe mbulimin e përgjegjësive asgjë e mirë nuk po ndodh. Vllaznia u mund në “Kukës Arena” në Klasiken me Tiranën, të dënuar nga Florent Hasani.

Memelli tani pret që skuadra të reagojë, në të kundërt ai që rrezikon është vetë tekniku. "Donim të zhvillohej një ndeshje normale, por terreni nuk ishte siç duhet. Asnjëra prej skuadrave nuk bëri lojën e saj për shkak të terrenit - shpjegoi Memelli -. Stojanovic, gabime të ngjashme? Ka rrëshkitur në momentin e golit, por janë gjëra që po i ndodhin vazhdimisht. Duhet të ndahet më shpejt nga topi, pasi na vë në vështirësi. Duhet të përmirësojmë nga gabimet. Është një lojtar shumë i mirë".

AHMATAJ DEBUTON ME FITORE E KËRKON TIRANËN

“ Fitorja? Merita nuk është e imja në këtë ndeshje, pasi me një ditë askush nuk mund të bënte gjë. Klubi vendosi të bëjë ndryshime, dhe u mora në këtë detyrë provizisht deri në gjetjen e një timonieri. Djemtë sot dhanë maskimumin dhe kjo është ajo çfarë klubi kërkon, për t’iu përligjur investimeve të bërë në këtë sezon". Julian Ahmataj debutoi me fitore në pankinën e Tiranës, duke mundur 0-1 Vllazninë. Tekniku i të rinjve është thirrur vetëm për këtë ndeshje në krye të skuadrës, pas pezullimit të Shehit, por nuk do ta lërë me kaq: " Unë jam në dispozicion të klubit dhe do të jap maksimumin për të çuar këtë ekip përpara. Unë do të jap më të mirën time në çdo pozicion që do të jem. Jo vetëm trajneri kontribuon në skuadër, pasi lojtarët e stoli bënë ndryshimin".

Lexo më tej: Video/ Shkopinj kokës: plas sherri i dhunshëm në Kukës, tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës rrihen keq

Në një konteskt më të qartë, nëse ka dëshirë të udhëheqë këtë skuadër, Ahmataj përgjigjet: "Kjo pyetje nuk bëhet tani. Nuk varet nga unë. Gjithsesi unë kam shumë dëshirë. Vlerësimi për trajnerit nuk vjen pas një humbjeje apo fitoreje, por shikohet në stërvitje se si e menaxhon grupin".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Me sytë katër

PAPARAZZI