Flash

Luftime në Izrael, shtyhet sfida e Euroleague Milano-Maccabi Tel Aviv

Lapsi.al 8 October 2023
Luftime në Izrael, shtyhet sfida e Euroleague Milano-Maccabi Tel Aviv

Ndeshja e raundit të dytë të Euroleague ndërmjet Olimpia Milanos dhe Maccabi Tel Aviv, e planifikuar për 12 tetor, është shtyrë pas sulmeve terroriste dhe shpërthimit të konfliktit të armatosur në Izrael. Këtë e bëri të ditur vetë Euroliga e basketbollit në një deklaratë, në të cilën shpjegon se "po monitoron situatën dhe do të vlerësojë me skuadrat përkatëse opsionet më të mira të mundshme për të ricaktuar ndeshjet në bazë të datave të disponueshme. Informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme".

Euroleague Basketball rithekson "angazhimin e vendosur kundër të gjitha akteve të dhunës dhe në favor të paqes. E do të vazhdojë të përdorë zërin e saj për të promovuar respektin, përfshirjen dhe diversitetin, vlerat që janë në zemër të organizatës dhe ekipeve të saj".

Lexo më tej: E bujshme, Gjermania kampione e Botës në basketboll për herë të parë: Serbia mposhtet në finale 83-77

Euroleague Basketball dëshiron të "shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia që po ndodh". Është shtyrë edhe ndeshja e raundit të dytë të EuroCup ndërmjet Hapoel Shlomo Tel Aviv dhe Ëolves Vilnius, e planifikuar për në 11 tetor.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI