Flash

Video/ Pamje të rënda të dëmtimit të Chris Basham: kavilja e lojtarit të Sheffield United e copëtuar

Lapsi.al 8 October 2023
Video/ Pamje të rënda të dëmtimit të Chris Basham:
Fulham-Sheffield United në Premier League është errësuar nga një dëmtim i tmerrshëm i pësuar nga Chris Basham. Mbrojtësi i miqve është larguar me barrelë nga fusha, nën ankthin e të gjithë shikuesve në Londër. Pasi bëri një krosim, impakti me këmbën e djathtë në tokë i shkaktoi një problem të rëndë në kavilje. Dëmtimi ishte aq traumatik, saqë u desh të përdorej oksigjeni për ti ardhur në ndihmë lojtarit. Me lojtarët e dy skuadrave të tronditur dhe mes duartrokitjeve të publikut, Basham u transportua menjëherë në spital. Pamjet e dëmtimit janë shumë të rënda dhe në kohën kur Basham po merrte ndihmën e parë nga stafi mjekësor, duket kavilja e copëtuar. Një pozicion tërësisht anormal, që lë të kuptohet se edhe kohët e rikuperimit mund të jenë shumë të gjata. Sidoqoftë, do të mësohet më shumë mbi gjendjen e lojtarit të Sheffield United, pas kontrolleve të reja më të hollësishme. Në momentin e dëmtimit të qendërmbrojtësit ndeshja ishte e bllokuar në 0-0. Në fund, Fulham u imponua 3-1 në një ndeshje të shënjuar nga dy autogola. Decordova-Reid zhbllokoi sfidën në minutën e 53' për vendasit, ndërsa barazimi erdhi në të 68' me autogolin e Robinson. Barazimi u prish nga autogoli i dytë i ndeshjes, këtë herë nga Foderingham, që shënoi në portën e tij, duke kthyer Fulham në avantazh. Në minutën e dytë shtesë pastaj, Willian mbylli historinë me golin e 3-1.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI