Flash

Debatoi me arbitrin, tekniku italian Abbate pësoi infarkt e u shemb përtokë: defibrilatori i shpëton jetën

Lapsi.al 25 September 2023
Debatoi me arbitrin, tekniku italian Abbate pësoi infarkt e u shemb

Momente frike gjatë ndeshjes Vicenza-Pergolettese, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Serie C e që përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Trajneri i lombardëve, Matteo Abbate, papritur ra në tokë për shkak të një infarkti që tërhoqi menjëherë vëmendjen e lojtarëve në fushë. Ish-futbollisti i Hellas Verona dhe Cremonese u rrëzua përtokë në minutën e 36' të pjesës së parë. Tekniku po debatonte ashpër me arbitrin e katërt kur u shemb përtokë.

Një situatë që ka shtyrë menjëherë punonjësit e shëndetësisë për të dhënë ndihmën e tyre për trajnerin. Ndërhyrja me defibrilator ishte vendimtare për t'i shpëtuar jetën. Për fat të mirë, trajneri i Pergolettese nuk humbi asnjëherë ndjenjat. E pas pak minutash u nxor nga stadiumi me barelë për t'u dërguar në spital.

Lexo më tej: Humb jetën në gjumë Souleymane: portieri 19 vjeçar luante me Cissé në skuadrën e refugjatëve

Kështu, Abbate iu nënshtrua të gjitha testeve të nevojshme. E, siç u komunikua nga shoqëria, ato rezultuan negative. Një përfundim që i shtyu mjekët të jepnin aprovimin që ish-trajneri i Piacenza të dilte nga spitali e të kthehej në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI