Flash

Shkarkohet edhe trajneri i tretë në pesë javë kampionat: Teuta i jep duart italianit Diego Longo

Lapsi.al 24 September 2023
Shkarkohet edhe trajneri i tretë në pesë javë kampionat:

Një fitore një barazim e dy humbje e një ndeshje për tu rikuperuar kanë hedhur në erë pankinën e teknikut Diego Longo. Teuta ka shkarkuar italianin, pas humbjes 2-0 në Shkodër. "Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit me trajnerin Diego Longo! Në një dakordësim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen!". Para italianit e kishin pësuar Stavri Nica që në javën e parë dhe Rrahman Hallaçi në të dytën.

KUSH ËSHTË LONGO?

Diego Longo e kishte kontratën e nënshkruar me Teutën 1+1, që do të aktivizohet në rast të përmbushjes së objektivëve. Teuta kërkon të lërë pas një sezon plot luhatje, por starti nuk është fare ai që shpresohej. Diego Longo erdhi në pankinën bregdetare për të zëvendësuar teknikun Martini, edhe pse me vlonjatët italiani nuk arriti objektivin. Në pankinën e Flamurtarit italiani bëri gjithsej tetë ndeshje: 3 fitore, dy barazime e një humbje. Pastaj edhe një barazim e një humbje në playoff me Korabin. Ish-tekniku i Kukësit në sezonin 2021-22 në 40 ndeshje pati një mesatare pikësh prej 1.55 për ndeshje. Dy pankinat në Shqipëri janë të parat për të si trajner i parë. Diego Longo ka punuar më parë si asistent me Mircea dhe Razvan Lucescu.

ITALIANËT TË DËSHTUAR

Teknikët italianë nuk është se kanë patur sukses në kampionatin shqiptar. Madje edhe Giovanni Colella që fitoi titullin, sërish nuk bindi e u largua nga Partizani. Të tjerët janë një histori e ditur dështimi, nga Tiziano Gori te Agostinelli e deri te Juliano. Emra me CV, por pa përshtatje me futbollin shqiptar. I fundit ishte Diego Longo, që pas një dështimi për të ngjitur Flamurtarin në elitë, mori pankinën e Teutës. Edhe për Luigi Di Biaggio gjërat nuk po shkojnë mirë dhe rezultatet i thonë 4 humbje e një fitore.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI