Flash

FOTO/ Ish-ylli i filmave për të rritur, Mia Khalifa, e ftuar speciale e Milan

Lapsi.al 24 September 2023
FOTO/ Ish-ylli i filmave për të rritur, Mia Khalifa, e ftuar speciale
Gjatë Javës së Modës në Milano janë të shumtë VIP-at që marrin pjesë në eventet ndërkombëtare të organizuara. Ekipet e futbollit të Serie A kontribuojnë gjithashtu në Javën e Modës në Milano e Milan është ndër më aktivët. E ftuar speciale e klubit kuqezi ka qenë edhe ish-ylli i filmave për të rritur Mia Khalifa.

MIA KHALIFA NË SAN SIRO PËR MILAN

Ish-mbretëresha e botës së filmave për të rritur mori pjesë në Javën e Modës në Milano. Libanezja e natyralizuar amerikane ishte e ftuar speciale në eventin Off-White të organizuar nga Milan, në bashkëpunim me Vogue. Në këtë mbrëmje gala Mia Khalifa ka vizituar edhe stadiumin San Siro dhe ka marrë pjesë në darkën gala dhe eventet sociale të organizuara gjatë kësaj jave të modës.

PROMOVIMI I OFF-WHITE

Mia Khalifa ishte një nga dëshmitarët për promovimin e koleksionit të ri Off-White, koleksioni i veshjeve jashtë fushës të mbajtura nga skuadra kuqezi. Vajza falënderoi klubin kuqezi në rrjetet sociale dhe postoi foto të ngjarjes. Prania e saj siç duket ishte me fat për kuqezinjtë, që u rikthyen te fitorja në kampionat, duke kaluar 1-0 Veronën. Lexo më tej: Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa imagjinueshmet, Sassuolo fiton 4-2

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI