Flash

Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa imagjinueshmet, Sassuolo fiton 4-2

Lapsi.al 23 September 2023
Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa

Humbja e parë në kampionat për Juventus, që dështoi 4-2 ndaj Sassuolo në stadiumin Mapei. Bardhezinjtë u përgjigjën dy herë, por nuk bënë dot më shumë se kaq. Avantazhi i Laurienté erdhi minutën e 12' nga një gafë skandaloze e Szczesny. Autogoli i Viña (21') ekuilibroi situatën, përpara se Berardi (41') të bënte gjeniun. Chiesa (78') vendosi barazpeshën edhe njëherë, duke dhënë shpresëq për përmbysjen. Ndeshja, sidoqoftë, u vendos në goditjen me kokë të Pinamonti (82') dhe autogolin e bujshëm të Gatti (95'). Allegri mbetet në 10 pikë, parakalohet nga Milan dhe Lecce e tani rrezikon të përfundojë -5 pas Inter.

Lexo më tej: Vlahovic i ndryshon mendje Juventus: Ristic, menaxheri i serbit, në Torino për rinovimin e kontratës

Mund ta kalonte natën në krye të renditjes duke pritur Inter, por Juventus bën ndeshjen më të tmerrshme të sezonit. Bardhezinjtë u rrëzuan keq në Reggio Emilia, të mundur 4-2 nga Sassuolo. Humbja e parë e sezonit për Juventus, të cilët bëjnë shumë më tepër se një hap prapa në krahasim me daljet e tyre të fundit. Chiesa i zakonshëm, që vazhdon të shënojë, nuk mjaftoi për të shmangur një disfatë që erdhi pas një serie të pabesueshme gafash (Szczesny në golin e parë), përgjumjesh (Danilo në golin e Berardit dhe në atë të Pinamonti) dhe shpërqendrimet katastrofike, si autogoli i fundit i Gatti. E nesër zikaltrit, nëse fitojnë në Empoli, mund të arrastisen me një avantazh plus 5 ndaj Juves.

MJAFTON LEAO NË PËRMBYTJEN E SAN SIROS

E shtuna në Serie A hapet me fitoren e Milan, që buzëqesh sërish pas humbjes në derbi dhe barazimit 0-0 me Neëcastle në Champions League. Kuqezinjtë mundën Veronën 1-0, në një ndeshje që nisi me 25 minuta vonesë për shkak të stuhisë me breshër që zbardhi pjesërisht fushën. Ndeshja u vendos nga goli i Leaos në minutën e 8', i cili përfitoi nga rikuperimi i Giroud me një pasim vertikal dhe mposhti Montipòn me një diagonale me të majtën. Megjithatë, lajmet e këqija për teknikun Pioli nuk mungojnë. Krunic u dëmtua në pjesën e dytë. Mesfushori kuqezi mund të ketë pësuar një tendosje muskulore. Me këtë sukses, kuqezinjtë ngjiten në kuotën 12 pikë dhe i bashkohen Inter në renditje. Humbja e dytë në kampionat për Hellas.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI