Flash

Verstappen pa rivalë në Suzuka: në vijën e parë Piastri, Ferrari zhgënjyes me Leclerc e Sainz

Lapsi.al 23 September 2023
Verstappen pa rivalë në Suzuka: në vijën e parë

Ashtu si parashikohej, Max Verstappen rrëmben pole position për Çmimin e Madh të Japonisë me një kohë prej një minutë, 28 sekonda dhe 877 të mijëtat. Kampionit holandez do t'i bashkohet në vijën e parë Oscar Piastri, me një vonesë prej më shumë se gjysmë sekonde (581 të mijëta). Vija e dytë për McLaren, me Lando Norris (+0.616) dhe Ferrarin më të mirë të Charles Leclerc (+0.665). Piloti nga principata ishte nën hetim me Guanyu Zhou dhe Valtteri Bottas (por u pastrua në fund të kualifikimeve) se nuk respektoi afatin kohor në fazën e parë të kualifikueseve. Vija e tretë për Sergio Perez me Red Bull (+0,773) dhe për Carlos Sainz, me një vonesë nga pole afërsisht: 973 të mijëtat.

SPEKTAKËL NË SUZUKA

Kualifikueset në Suzuka janë të tëra portokalli. Pole position për Max Verstappen përpara, dukshëm, dy pilotëve të McLaren: Piastri dhe Norris. Të dy ndjekësit ishin me një vonesë prej më shumë se gjysmë sekonde. Një demonstrim epërsie nga kampioni në fuqi që i lë të gjithë pa fjalë. E nuk kursen as Ferrarin, që pësoi edhe parakalimin nga McLaren. Leclerc u pozicionua jashtë në vijën e dytë. Midis SF-23 të pilotit nga principata dhe asaj të Sainz, futet Red Bull i Perez, pothuajse tetë të dhjetat pas SuperMax. Kokëkuqet paguajnë shtrenjtë nevojën për të përdorur gomat e buta në fazën fillestare të kualifikueseve, në rinisjen pas flamurit të kuq për shkak të daljes jashtë pista të Logan Sargeant, me rezultatin që mund të bënin vetëm një time attack në Q3, me pistën që po përmirësohej vazhdimisht.

Lexo më tej: Verstappen i shfrenuar në autostradë me Aston Martin Valkyrie: policia bën gati gjobën

Vija e katërt sheh dy Mercedes të Leëis Hamilton dhe George Russell së bashku, të ndarë respektivisht me një sekondë dhe 31 të mijëta dhe një dhe 342 të mijëta. Mbyllja e dhjetëshes së parë është një linjë e pestë e paprecedentë e përbërë nga Yuki Tsunoda dhe Fernando Alonso.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI