Flash

Video/ Liverpool fiton 3-1 me përmbysje: Roma e nis si duhet, Boniface udhëheq Leverkusen në Europa League

Lapsi.al 21 September 2023
Video/ Liverpool fiton 3-1 me përmbysje: Roma e nis si duhet, Boniface

Raundi i parë i Europa League 2023/24 ku spikat fitorja me përmbysje e Liverpool. Në disavantazh në pjesën e parë në shtëpinë e LASK, Reds rikuperuan në pjesën e dytë me Nunez (56'), Luis Diaz (63') dhe Salah (88'). Roma merr një sukses të rëndësishëm në transfertë me Sheriff. Fitore impresionuese të Bayer Leverkusen (4-0 kundër Hacken me një super Boniface) dhe Rennes (3-0 kundër Maccabi Haifa). Panathinaikos mundi 2-0 Villarreal, ndërsa me të njëjtin rezultat imponohet edhe Slavia Pragës në Servette.

GRUPI E

Sukses me përmbysje për Liverpool, 3-1 në fushën e LASK. Reds patën një fillim të qetë dhe pas 14' e panë veten në disavantazh. Horvath, nga një këndore, shërbeu për Flecker, që mundi Kelleher me një goditje të fuqishme me të djathtën. 1-0 dhe skuadra e Klopp nuk po arrinte të reagonte, me austriakët që e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Rikthimi i miqve filloi në pjesën e dytë. Në minutën e 56' Nunez barazoi rezultatin 1-1 me penallti dhe shtatë minuta më vonë Luis Diaz e përmbysi, pas një asist të Gravenberch. Në fund kishte hapësirë edhe për Mohamed Salah, i cili mbylli ndeshjen në minutën e 88'. Tre pikë për Liverpool në këtë start në Europa League.

Ndeshja tjetër në Grupin E, mes Union Saint-Gilloise dhe Toulouse, ka përfunduar në barazim 1-1. Belgët e nisën shumë fuqishëm në start, por me kalimin e minutave francezët e zhvendosën inercinë e ndeshjes drejt krahut të tyre. Në kohën shtesë të pjesës së parë, miqtë zhbllokuan ndeshjen, me penalltinë e shndërruar në gol nga Dallinga. Vendasit nuk dorëzohen dhe pas një presioni të gjatë arritën të rivendosin ekuilibrin në minutën e 69', me golin e El Amine Amoura. Ndeshja qëndroi në baraspeshë praktikisht deri në fund. Një pikë në secilën anë.

GRUPI F

Asnjë problem për Rennes, fitimtar 3-0 në shtëpi ndaj Maccabi Haifa. Nisje e furishme për kuqezinjtë, të cilët pas disa sekondash lojë morën avantazhin. Asist i Matic dhe 1-0 i shënuar nga Ludovic Blas. Francezët vazhduan të shtyjnë fort dhe në minutën e 31' dyfishuan epërsinë. Pas një goditje të lirë, Truffert gjeti këndin e poshtëm me një goditje precize nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan. Në minutën e 55' Yldimir shënoi golin e 3-0. Rennes e nis mirë, një fillim i vështirë për Maccabi Haifa.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Panathinaikos mposhti Villarreal me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhvillua me ritëm të ngadaltë në pjesën e parë, me pak raste nga të dyja skuadrat. Nëndetësja e verdhë humbi Denis Suarez për shkak të dëmtimit në minutën e 30' dhe tetë minuta më vonë pësuan edhe golin e 1-0 të grekut Ioannidis. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, reagimi i miqve nuk ishte i duhuri. Panathinaikos u mbrojt mirë dhe po ashtu tentoi të shtynte sërish përpara. Në minutën e 78' erdhi goli që mbylli ndeshjen, me Sporar që shënoi 2-0 final.

GRUPI G

Roma ka mundur 2-1 Sheriff Tiraspol në raundin e parë të Grupit G të Europa League. Në Moldavi u luajt një ndeshje me ritëm të ngadaltë nga të dyja skuadrat dhe me pak emocione. Roma e Mourinho (në tribunë, i pezulluar) rrezikoi në shtyllën e goditur nga Mbekeli. Verdhekuqtë pastaj zhbllokuan takimin në minutën e 49' të pjesës së parë me një goditje dënimi të Paredes. Në minutën e 57', Sheriff gjeti golin e barazimit, pas një goditjeje nga këndi me Tovarin. Por në minutën e 65', pak pasi Dybala hyri në fushë, Lukaku shënoi golin e fitores.

Lexo më tej: Rezultatet e bëjnë Romën të paduruar: basteshkruesit e japin Mourinho pranë shkarkimit

Roma kryson bashkë me Slavia Pragë, fituese 2-0 në Servette. Pjesa e parë ishte e dominuar kryesisht nga çekët, të cilët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 32' me Masopust. Në pjesën e dytë zviceranët reaguan të trembur, por u rrëzuan në minutën e 59', duke pësuar golin e dytë. Pas një goditje nga këndi, Ogbu gjeti goditjen fituese pas pritjes së Zafeiris. Sukses i rëndësishëm jashtë fushe për Slavia Pragë, debutim i hidhur për Servette.

GRUPI H

Gjithçka ishte e lehtë për Bayer Leverkusen, që mposhti 4-0 BK Hacken. Skuadra e Xabi Alonso zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10' me Wirtz, pas një asisti brilant të Boniface. Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe 2-0, me Xhakën që shërbeu inserimin perfekt të Amine Adli. Në pjesën e dytë panorama është e ngjashme. Aspirinat shtyjnë përsëri përpara dhe në minutën e 66' godasin sërish me të majtën e Boniface. Kaluan vetëm katër minuta dhe erdhi edhe goli i katërt, në aksin Wirtz-Hofmann. Leverkusen fitoi 4-0 dhe e nisi mirë grupin e tyre.

Tre pikë edhe për Qarabag, me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Molde. Në dyzet e pesë minutat e para, azerët mbajtën zotërimin e topit për një kohë të gjatë, por nuk arritën të gjenin instiktin e duhur. Duhej pritur deri në minutën e 55' për golin e parë të vendasve, të shënuar nga Leandro Andrade. Në minutat e fundit të ndeshjes miqtë sulmuan në kërkim të golit të barazimit, por nuk ia dolën dot.

Group E Europa League

LASK 1-3 Liverpool

Union St.Gilloise 1-1 Toulouse

Europa League Group F

Panathinaikos 2-0 Villarreal

Rennes 3-0 Maccabi Haifa

Group G Europa League

FC Sheriff 1-2 Roma

Servette 0-2 Slavia Prague

Group H Europa League

Bayer Leverkusen 4-0 BK Haecken

Qarabag FK 1-0 Molde

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI