Megjithatë gjendja fizike e Pleshtit ishte e njohur. Pas fitores së Albiceleste kundër Ekuadorit falë një prej golave të tij, ai u la jashtë si masë paraprake në ndeshjen kundër Atlantës (humbje e rëndë 5-2). I rikthyer në fushë kundër kanadezëve, ai përcolli ndjesi pozitive në fillim. Menjëherë pas impaktit pozitiv ai u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë. Lexo më tej: Video/ "I la vetë golin, për fanellën": portieri i Ekuadorit Galíndez nën akuzë se i bëri një favor Messit E në momentin kur Messi bëhet gati të dalë nga fusha iu afrua Lorenzo Insigne. Futbollisti i Torontos e pyeti mbi gjendjen e tij. Takimi ishte i shkurtër, zgjati rreth një minutë. Ish-napoletani i vendosi një krah mbi supe si ngushëllim dhe inkurajim dhe e pyeti se çfarë ka ndodhur. “El tobillo... el tobillo”, thotë ylli i Amerikës së Jugut, duke sqaruar shqetësimin e ndjerë në kavilje teksa largohet nga fusha.Messi dice “El tobillo” a Lorenzo Insigne que pregunta acerca de su lesión. #Messi #InterMiamiCF #MLSSeasonPass pic.twitter.com/atPD5Yu4C0
— Kevin (@mrkevinho7) September 21, 2023
???? Heartbreak for Lionel Messi & Inter Miami fans… Messi was forced off late into the first half with an INJURY! ? Hopefully nothing too serious… speedy recovery! ??pic.twitter.com/ABECeV1BBX
— TransfersRadar (@TransfersRadar) September 21, 2023