Flash

Superiore/ Përplasen ndjekësit, Tirana bën gasti planin e arratisë: i pafat Partizani, nga derbi në derbi

Lapsi.al 21 September 2023
Superiore/ Përplasen ndjekësit, Tirana bën gasti planin e

Kampionati po i vë në provë të vështirë ekipet me ngjeshjen e javëve. E megjithatë nuk ka kohë për ta menduar sepse java e 5 e Superiores vendos në fushë përballje intensive dhe tepër delikate. Tirana do të provojë të shkëputet, duke parë kalendarin e favorshëm. Derbi i kryeqytetit i jep 26 herë kampionëve një motivim më shumë kur të zbresë në fushë përballë Erzenit. Nga ana tjetër ndjekësit e bardhebluve përplasen me njëri-tjetrin, duke ia bërë arratinë më të lehtë skuadrës së Shehit.

Të premten, në orën 15.00, Tirana do të bëjnë një tentativë për tu shkëputur nga ndjekësit e rivalët kryesorë. Të pamundur deri tani, të besuarit e Shehit nuk do ta kenë të lehtë ndaj një skuadre që ka treguar se nuk heq dorë nga rezultati kundër kujtdo luan. Derbi pastaj është tjetër gjë. Në orën 18.00, Dinamo e shumë problemeve do të presë Partizanin. Të kuqtë vijnë nga dy barazime radhazi e plot dëshirë për tu vënë në ndjekje të kreut. Di Biaggio ka tjetër siklet, sepse skuadra e tij e gjen veten të parafundit me vetëm një fitore dhe 3 humbje. Një mundësi e mirë për italianin për tu rikthyer në lojë. Por kundërshtari, me një ndeshje më pak, bën të tjera llogari. Sidomos, duke konsideruar se e pret më pas një tjetër derbi: Tirana.

TRE NDESHJE TË SHTUNËN

Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera. Sfida më e rëndësishme është ajo ku Egnatian do të masë forcën me Laçin e ringjallur të Bejzades. Kurbinasit vijnë nga dy fitore radhazi, rrogozhinasit kanë barazuar në të fundit me Partizanin, por ndajnë renditjen me 7 pikë. Fituesi natyrisht do të konfirmohet si ndjekësi më i afërt i Tiranës. Të dy formacionet, sidoqoftë, duhet të bëjnë kujdes sepse kanë presionin e Skënderbeut. Korcarët kanë pësuar dy humbje radhazi, por pozicionohen vetëm një pikë pas tyre dhe do të luajnë me Kukësin e vendit të fundit, me vetëm humbje. Në orën 20.15, të fundit zbresin në fushë në Loro Borici Vllaznia e Teuta. Të dy formacione që kanë nevojë për vazhdimësi rezultatesh.

Lexo më tej: Erzeni, projeksjoni derbi dhe dy të harruarit: Shehi tregon kur do të kthehet Selmani e Patrick

SUPERIORE, JAVA E V

22/09/23

Tirana 15 : 00 Erzeni

Dinamo 18 : 00 Partizani

23/09/23

Egnatia 15 : 00 Laçi

Skënderbeu 18 : 00 Kukësi

Vllaznia 20 : 15 Teuta

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI