Flash

Video/ Bellingham shemb 'murin' e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Lapsi.al 20 September 2023
Video/ Bellingham shemb 'murin' e Berlin në të 94’:
Real Madrid fiton 1-0 në raundin e parë të Champions League 2023/24. Merengues, në grupin e Napolit, mundën me vështirësi 1-0 Union Berlin në Santiago Bernabeu. Vendosi goli i Jude Bellingham në minutën e 94', pas dy shtyllave të goditura nga Rodrygo dhe Joselu. Galatasaray, në ndeshjen tjetër, u rikthye 2-2 kundër Copenhagen. Turqit e panë veten nën dy gola, por më pas rikuperuan në minutat 86' dhe 88' me Boey dhe Tetê. Skuadra e Stambollit përfitoi nga epërsia e tyre numerike nga minuta e 73'.

GRUPI A

Rikthim i mrekullueshëm për Galatasaray, që kaloi nga 2-0 në 2-2 në minutat e fundit kundër Copenhagen. Turqit dominuan pjesën e parë, por në minutën e 35' goditen nga goli i Elyounussi pas asistimit të Lerager. Në pjesën e dytë, djemtë e Buruk u nisën fuqishëm në kërkim të golit të barazimit. Vetëm se Galata u befasua edhe njëherë në minutën e 58' me golin e dytë të Diogo Gonçalves. Në minutën e 73' miqtë mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Jelert (kartoni i dytë i verdhë), duke i hapur rrugën rikthimit të vendasve. Protagonist i madh është Tetê. Në minutën e 86' ai shërbeu asistin për 2-1 të Boey. E dy minuta më vonë, me pasimin e Zaha, përfundoi rikthimin me golin e 2-2. Mundësi e humbur për Copenhagen, pikë e fituar për Galatasaray.

GRUPI C

Fitore në minutën e fundit për Real Madrid, 1-0 ndaj Union Berlin në Bernabeu. Merengues mbajtën kontrollin e lojës për një kohë të gjatë, por nuk arritën të gjenin rastin e duhur për të bërë të vetën ndeshjen. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e teknikut Ancelotti iu afrua dy herë avantazhit. Dy shtylla të goditura fillimisht nga Rodrygo dhe më pas Joselu e duk se kopsitën barazimin. E kur tani gjithçka dukej e vendosur, u shfaq njeriu i providencës. I zakonshmi Jude Bellingham i dha Los Blancos tre pikët, me golin e fitores në minutën e 94'. Anglezi shënoi pas një goditje nga këndi. Kështu, Real fiton me vështirësi, duke mundur një Union Berlin solid.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI