Flash

Neymar fotografohet duke u puthur me dy femra: gjithë zhgënjimi i partneres shtatzënë në një mesazh

Lapsi.al 20 September 2023
Neymar fotografohet duke u puthur me dy femra: gjithë zhgënjimi i

Nuk është sekret që Neymar Jr ka një pasion të jashtëzakonshëm për femrat. E lista e flirteve të tij apo atyre të supozuara është padyshim e gjatë. Sulmuesi, i cili kohët e fundit u transferua në Arabinë Saudite te Al-Hilal, së shpejti do të bëhet sërish baba. Por duket se nuk e ka ndryshuar aspak stilin e jetës së tij si një feminist i pandreqshëm. Braziliani në fakt është kapur nga disa paparacë teksa po puthte, madje dy vajza në një festë. Reagimi i zhgënjyer i partneres së tij Bruna Biancardi ka qenë i pashmangshëm. E nuk ka munguar edhe një mesazh i saj në Instagram.

NEYMAR PIKASET SËRISH... ME DY FEMRA

Vetëm pak muaj më parë Biancardi, me profesion modele, i kishte falur Neymar një tjetër arratisje. Në atë rast erdhi ndjesa publike e O'Ney me premtimin për ndryshim, duke pasur parasysh edhe ardhjen në jetë të vajzës së tij. Një premtim i cili megjithatë mesa duket nuk është respektuar nga braziliani. Gjatë një feste ai është fotografuar duke u puthur me dy vajza. Sulmuesi dhe partnerja e tij, sipas Em Off, kanë një lloj marrëdhënieje të hapur, edhe pse modelja i kishte kërkuar ish-lojtarit të PSG-së për diskrecion më të madh dhe përdorimin e masave mbrojtëse. Fotot, megjithatë, tregojnë edhe një herë mosrespektimin e marrëveshjes. E zhgënjimi i Biancardi është i gjithi në një mesazh në Instagram.

Lexo më tej: "Ata bënë dashuri": Sophia Barclay zbulon se Neymar ka shkuar në shtrat edhe me një burrë

MESAZHI I BIANCARDI

“Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe sërish jam e zhgënjyer”, ka shkruar partnerja e Neymar në një histori në Instagram. "Por, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara vetëm tek vajza ime. E kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet e dashurisë", përfundoi ajo.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI