Flash

Tottenham, bën njoftimin befasues mbi Kane: "Mund ta riblejmë, ka klauzolë"

Lapsi.al 20 September 2023
Tottenham, bën njoftimin befasues mbi Kane: "Mund ta riblejmë, ka

Sonte, për herë të parë në karrierën e tij, ai do ta gjejë veten duke dalë në fushë në Champions League (kundër Manchester United) pa fanellën e Tottenham. Po flasim për Harry Kane, i cili pas një negociate rraskapitëse në verë, arriti në Bavari për të fituar trofe me Bayern Munchen. Megjithatë, koha në tokën teutonike mund të jetë jashtëzakonisht e shkurtër. Njoftimi i presidentit të Tottenham, Daniel Levy, i habiti të gjithë: "Ne kemi përfshirë një klauzolë në marrëveshje për ta riblerë atë".

Një njoftim tronditës mund të thuhet, pasi Bayern shpenzoi 100 milionë euro (+ 20 bonus), për t'ia dhënë Tuchel vetëm pak javë më parë. "Unë do të doja të falënderoja Harry për gjithçka që ka bërë për ne - vazhdoi Levy me rastin e një eventi -. E kotë ta thuash, ai është gjithmonë i mirëpritur. Kane është një anëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar i familjes sonë dhe do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë. Ne mund ta blejmë atë falë një klauzole të përfshirë në kontratë".

Lexo më tej: Video/ Uragani Kane përplaset në Budesligë: Bayern merr përpara Augsburg me dygolëshin e anglezit

Natyrisht, detajet e kësaj klauzole në favor të Spurs nuk dihen ende. Me Tottenham, klubi në të cilin 30 vjeçari u bë i madh, dukej sikur do të kishte një histori të pafund me sulmuesin symbol të tyre. E në fakt ishte një lidhje që për shumicën dukej e pazgjidhshme deri në gushtin e kaluar. Por ndoshta asgjë nuk ka mbaruar dhe shumë shpejt binomi mund të riformohet, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI