Flash

Champions, Milan ngec pa gola në San Siro me Newcastle: Pioli humbet edhe Maignan

Lapsi.al 19 September 2023
Champions, Milan ngec pa gola në San Siro me Newcastle: Pioli humbet edhe

Milan nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në debutimin sezonal në Champions League kundër Newcastle. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, praktikisht nuk rrezikuan asgjë dhe humbën raste në mënyrë të përsëritur. Në një pjesë të dytë pak më të bllokuar, Milan arriti të krijojë disa raste shënimi, por jo të thyejë murin e ngritur nga Tonali dhe shokët e tij. Anglezët largohen nga San Siro me një pikë, sa të pashpresuar aq edhe të çmuar. Gjysmë hapi fals për Stefano Pioli. Tekniku nuk gjeti shpengimin që shpresonte pas kolapsit në derbi. Problemi më i madh është se humbet edhe Maignan, i cili doli i dëmtuar 10' nga fundi për shkak të një problemi në përkulësit.

Milani gjen sërish identitetin e tij, por jo rezultatin. Në daljen e tyre të parë evropiane, kundër një skuadre që ishte çdo gjë tjetër veçse e papërmbajtshme, kuqezinjtë kthehen të bindin edhe një herë për sa i përket sjelljes. E megjithatë, ata nuk mundën të çliroheshin plotësisht nga mbeturinat e humbjes 5-1 të Interit. Shumë raste të humbura, shumë gabime ose pavendosmëri në momente vendimtare. Shija e hidhur në gojë është e pashmangshme. Fushata evropiane, natyrisht, sapo ka filluar, por në San Siro dhe kundër kundërshtarit më pak të rrezikshëm në grup në letër, ishte e arsyeshme të prisje tre pikët. Rruga për në 1/8 tani është pak më e përpjetë, sidomos pas dëmtimit të Maignan.

Lexo më tej: Video/ Rrëshqitëse në shi në rrugët e Milanos, tifozi i Newcastle theret me thikë: Digos nis hetimin

YOUNG BOYS 1-3 LEIPZIG

Në ndeshjen tjetër, atë të Grupit G, Leipzig shkoi të imponohej në Zvicër ndaj Young Boys. Simakan që në minutën e 3' i dha start të thjeshtë gjermanëve. Por Young Boys u kthye në ekuilibër pas 30 minuatsh me Elia. Leipzig i zgjidhi problemet 17 minuta nga fundi, kur Schlager kaloi në avantazh për herë të dytë gjermanët. Në kohën kur Young Boys u hodh përpara për barazimin, në minutën e dytë shtesë, Sesko mbylli historinë me golin e tretë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI