Flash

Mancini e Bin Salman me një top të gjakosur: muralesi tronditës në S. Siro e në disa pika të Milanos

Lapsi.al 19 September 2023
Mancini e Bin Salman me një top të gjakosur: muralesi tronditës

Roberto Mancini, trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite, është përjetësuar me një top të gjakosur në serinë e re të muraleve të artistit aleXsandro Palombo. Muralet u shfaqën mëngjesin e sotëm në stadiumin San Siro në Milano dhe në pjesë të tjera të qytetit. Palombo ka krijuar vepra ndërgjegjësuese që portretizojnë disa yje të futbollit që kanë vendosur t'i japin imazhin e tyre me paga yjore Mbretërisë Saudite të Mohammed bin Salman. Një vend ku situata në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut është shumë e rëndë.

"Ne kemi parë lojtarë të gjunjëzuar kundër racizmit, me fytyrat e tyre të lyera me ngjyrë të kuqe kundër dhunës ndaj grave, të veshin shirita ylberi në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe të dënojnë luftën. Tani shohim lojtarë dhe trajnerë që i japin imazhin e tyre Arabisë Saudite të Mohammed bin Salman, një prej vendet më obskurantiste, mizogjiniste dhe të egër ndonjëherë. Një vend ku të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e grave dhe ajo e komunitetit LGBTQ nuk ekzistojnë. E çdo shenjë e përkatësisë në një fe të ndryshme nga Islami dënohet", tha artisti.

"Ne nuk mund të kthehemi nga ana tjetër përballë fytyrës së vërtetë të mbretërimit të Mohammed bin Salman. Sepse kjo nuk është një lojë, por një plan politik me të cilin Arabia Saudite përdor futbollin si një mjet shpërqendrimi masiv për të depërtuar në jetën tonë dhe për të mpirë ndërgjegjen tone. Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë proces të kolonizimit të lirisë sonë sepse në Arabinë Saudite liria nuk ekziston”, deklaroi aleXsandro Palombo.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI