Flash

"Ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendojmë". Zekic shpërthen ndaj skuadrës, Tetova: "Humbëm dy pikë"

Lapsi.al 18 September 2023
"Ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendojmë". Zekic

“Si ishte ndeshja sot? Ishim të pa lidhur, me apo pa top. Ishim të ngadaltë në lëvizje, humbëm shumë herë topin e dytë, Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm. Më vjen keq që është kështu, por në një ndeshje të tillë, rezultati i sotëm ndoshta është i mirë për ne". Zoran Zekic nuk e ka pëlqyer aspak ndeshjen e Partizanit të rij, pavarësisht se tifozët u argëtuan në një ndeshje emocionuese në 1-1 kundër Egnatias. Tekniku kroat, i ndalur në barazimin e dytë radhazi, e ka me të gjithë: "Nuk kërkoj alibi se na mungonin disa lojtarë. Kush është mirë, është lojtar i Partizanit dhe të gjithë mendojnë se janë më të mirët. Ne duhet të fillojmë të luajmë dhe të tregojmë një nivel të mirë".

Zekic pastaj shprehu keqardhjen për mungesën e reflektimit në fushë, të asaj që lojtarët i tregojnë në stërvitje: "Bëjmë shumë gabime. Nuk jam i lumtur çfarë kemi marrë në krahasim me atë që punojmë. Por e kam thënë që shumë skuadra janë të mira këtu. Ndoshta ndonjëherë nuk jemi aq të mirë sa mendojmë. Ne duhet të vuajmë e punojmë, nuk kemi nevojë për këtë trysni. Nëse jemi gjithmonë nën trysni ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla”, tha Zekic në përfundim të takimit.

Lexo më tej: Video/ Fernando shënon golin unik e feston si Lukaku: Partizani barazon me Egnatian mes shtyllave e spektaklit

TETOVA: ISHIM MË AFËR FITORES

“Ashtu siç shkoi loja, mendoj se ishim ne më afër fitores. Po të shfrytëzonim më mirë rastet para portës do të mund të merrnim fitoren". Edlir Tetova nuk kënaqet me pikën e marrë në shtëpinë e Partizanit. Për teknikun, Egnatia ishte më afër fitores dhe sidomos pas atij goli për manual të Fernando dhe penalltisë së humbur nga Dëamena. "Jam i lumtur. Sigurisht goli i Fernandos është për arkiv, sepse mendoj se nuk ka pasur gol të tillë. Por ne i qahemi dy pikëve të humbura. Mendoj se me atë pjesë të parë, me atë humbjen e penalltisë mendoj se ishim më afër se Partizani. Edhe kundërshtari kishte rastet e veta, por mendoj se ne ishim më afër" e mbylli Tetova.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI