Flash

I përzgjedhur i De Laurentiis rrezikon pankinën pas 4 ndeshjesh: Champions mund të jetë fatal për Garcia

Lapsi.al 18 September 2023
I përzgjedhur i De Laurentiis rrezikon pankinën pas 4 ndeshjesh:

Napoli rinis nga Champions League pas barazimit zhgënjyes me Genoa. Një fillim i dobët i sezonit deri tani për djemtë e Rudi Garcia që kanë grumbulluar vetëm 7 pikë në kampionat. E të mërkurën, me Bragën në Portugali, kërkohet një kthesë e menjëhershme për të nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre europiane. Në fund të ndeshjes në Marassi, deklaratat e trajnerit nuk kaluan pa u vënë re: "Ndodh që të dhemb para Champions League". E krahasimi me paraardhësin e tij, Luciano Spalletti, nuk mund të mungonte. Para impenjimeve europiane Spalletti kishte arritur 9 fitore dhe vetëm një barazim në 10 ndeshje.

TË PAKËNAQURIT

Por nuk është vetëm çështje numrash. Napoli deri më tani ka qenë një kopje e dobët e atij që u admirua sezonin e kaluar. E tani nevojitet një ndryshim edhe në aspektin e lojës. Kritikat ndaj teknikut Garcia erdhën gjithashtu, pak a shumë të fshehta, nga dhomat e zhveshjes. Kvaratskhelia, zbulimi i sezonit të kaluar, duket nën ton me skemat taktike të trajnerit të ri. Gjeorgjiani u shfaq shumë nervoz në momentin e zëvendësimit në minutën e 89’ me Zerbin. “Çfarë po bën? Po pse?”, tha ai duke iu kthyer trajnerit në pankinë.

Një tjetër lojtar i pakënaqur duket se është Natan. Mbrojtësi brazilian, i cili erdhi në verë për të zëvendësuar “digën” Kim, nuk ka gjetur ende hapësirë. Ai, sidoqoftë, ka dërguar përmes Instagramit një mesazh të qartë në funksion të impenjimeve të ardhshme: “Çdo gjë ka kohën e vet, ji i durueshëm. Zoti e di se çfarë është më e mira për ty. Mbështeteni procesin dhe do të arrini qëllimin. Rezisto e mos e braktisn besimin tënd. Do tia vlejë, më beso".

Lexo më tej: Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

E pikërisht Natan, me Bragën, mund të ketë një shans që nga minuta e parë në vend të Juan Jesus. Garcia mund të sh’pluhërosë Oliveran si titullar, ndërsa tresheja startuese e përbërë nga Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia duhet të gjejë hapësirë në sulm. Megjithatë, Raspadori, i cili është shfaqur në formë të shkëlqyer në fillim të sezonit mund të kërkojë dhe të marrë më shumë hapësirë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI