Flash

Video/ Gafë skandaloze, Rexhepi fundos Dinamon e teknikun Di Biaggio: Erzeni merr fitoren e parë sezonale

Lapsi.al 17 September 2023
Video/ Gafë skandaloze, Rexhepi fundos Dinamon e teknikun Di Biaggio:

Gjërat nuk xhirojnë mirë për Dinamon e gjithashtu për teknikun Di Biaggio. E pra, në humbjen 2-1 të kryeqytetasve përballë Erzenit nën akuzë është portieri Rexhepi. Një gafë skandaloze në disimpenjim i portierit shkaktoi penallti. Rexhepi, kampion me Partizanin, nuk është i ri në këtë situata. Shijakasit i gëzohen fitores së parë. Avantazhi i Maliqit u arrit nga Zabërgjan, përpara se Kahrimanovic të shënonte penalltinë e dhuruar nga portieri kundërshtar.

[video width="736" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/erzeni-gol.mp4"][/video]

Të ardhur nga fitorja me Kukësin, të besuarit e Di Biaggio kërkonin vazhdimësinë. Shijakasit në ana tjetër ishin një nga mbrojtjet më të dobëta të kampionatit me 9 gola të pësuar në tre ndeshje. E megjithatë, Dinamo vuajti të gjente hapësira. Avantazhi i Erzenit nuk ishte i papritur, me skuadrën e teknikut Deliallisi që ishte më këmbëngulëse. Maliqi mposhtin portierin Rexhepi me një goditje precize në minutën e 26. Goli shkundi Dinamon që shtyu përpara, duke mbyllur shijakasit në zonën e tyre, por pa arritur t'i bëjë keq.

[video width="576" height="330" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/dinamo-gol.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, Dinamo u instalua përpara dhe provoi me çdo mënyrë të barazonte. Misionin e përmbushi Zabërgjan, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar drejt rrjetës. Erzeni ishte pothuaj te litarët, por portieri Hasanbelli bëri shpëtimtarin ndaj Prodanit, Kacorrin e Denison. Pastaj Prodani goditi edhe traversën, në një goditje me kokë. Në momentin më të mirë të skuadrës së Di Biaggio, erdhi gafa e portierit Rexhepi. Topi i iku nga kontrolli dhe pastaj i shkaktoi penallti Zekës. Nga pika e bardhë, Kahrimanovic i dha fitoren e parë shijakasve. Kështu Erzeni ngjitet në kuotën e 5 pikëve dhe largohet nga zona e mbijetesës. Dinamo vazhdon të vuajë me vetëm tre pikë në katër ndeshje.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI