Flash

Video/ Frattesi i mbyll gojën Krunic me gjestin e numrit 4: interisti i ri imitoi Tottin në ndeshjen me Juventus

Lapsi.al 17 September 2023
Video/ Frattesi i mbyll gojën Krunic me gjestin e numrit 4: interisti i ri
Davide Frattesi debutoi në derbin e Milanos duke shënuar golin e fundit në rezultatin 5-1. E megjithatë italiani u bë protagonist, më shumë se për golin, për gjestin e tij ndaj Krunic. Një veprim i thjeshtë me dorë, ku tregon katër gishtat, që është bërë viral në rrjetet sociale. Në fakt, goli i pestë ende nuk ishte shënuar në atë moment, kështu që Frattesi mendoi të imitonte Tottin në ndeshjen e famshme kundër Juventus. Lexo më tej: Drejtuesit e Milan në dhomat e zhveshjes, Pioli: "Asnjë ndjesë tifozëve, se mos humbëm me dashje" Në fund të ndeshjes Davide Frattesi pësoi një ndërhyrje nga kundërshtari dhe u rrëzua në tokë. Aspak i bindur për vendimin e arbitrit, ai nisi të protestojë dhe, më pas, u kthye nga Krunic, i cili po e presiononte, duke i bërë shenjën 4 me dorë. Në atë moment Inter po triumfonte 4-1. Për më tepër mesfushori i Inter e ftoi Krunic të “mbyllte gojën”.

SI TOTTI NË ROMA-JUVE

Gjesti i Frattesi kujton atë të Francesco Totti në Roma-Juventus në vitin 2004. Kapiteni i atëhershëm i verdhekuqve iu drejtua Tudor, duke bërë shenjën e 4-ës dhe gjithashtu duke shtuar atë të kthimit në shtëpi. Në rrjetet sociale, tifozët kuqezi u vërsulën ndaj lojtarit, ndërsa ata zikaltër kanë tashmë Frattesi beniaminin e ri të ultrasve.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI