Flash

Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

Lapsi.al 16 September 2023
Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano

Në javën e katërt të Serie A, Napoli rrezikoi shumë kundër Genoa, por në fund gjeti një barazim 2-2, që shmangu humbjen e dytë radhazi. Megjithatë, tashmë diferenca me Inter, në krye të renditjes është 5 pikë. Formacioni Grifone mund të kafshojë thonjtë që nuk arriti dot të ruante fitoren, pasi shkoi në epërsi të dyfishtë. Në minutën e 40' Bani mposhti Meret me kokë. Pastaj Retegui gjeti golin e dytë në minutën e 56' me një kthesë të bukur. Garcia, sidoqoftë, i nxorri kartat fituese nga pankina. Raspadori shkurtoi rezultatin në minutën e 76' me një goditje të shkëlqyer me të majtën. Barazimi erdhi nga këmbët e Politano, në minutën e 84', me një të majtë të shkëlqyer fluturimthi.

Përfundoi 2-2. Për më shumë se një orë Napoli ishte një skuadër në miniaturë dhe Genoa u tregua një SuperGenoa. 2-0 me një goditje me kokë nga Bani në pjesën e parë e pastaj në të dytën Retegui dyfishoi. Kampionët në fuqi nuk bënë asnjë goditje në portë, sensacionale për një skuadër si Napoli. Stadiumi gjenovez u ekzaltua, por ndoshta para kohe. Skuadra e Garcias u duk e paaftë për të reaguar, e trullosur, pa lojë, me fytyra të trishtuara (Osimhen dhe Kvara në radhë të parë).

Garcia ndryshoi diçka, duke u fokusuar te Raspadori për Anguissa (në fillim të pjesës së dytë Politano për Elmas). Italiani shënoi golin e 2-1 në minutën e 76' që i dha kurajo grupit të madh të tifozëve napolitanë të pranishëm në Ferrari. Pas 8' përfundoi rikuperimi me një asist të Zielinski për Politano, që shënoi në të majtë të Martinezi. Një Napoli për t'u harruar, me një pikë të fituar për mënyrën se si shkuan gjërat. Por Garcia ka shumë punë për të bërë, për t'i rregulluar gjërat.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI