Flash

Video/ Hummels-Reus, Dortmund parakalon Freiburg në fund: ja rezultatet në Bundesligë

Lapsi.al 16 September 2023
Video/ Hummels-Reus, Dortmund parakalon Freiburg në fund: ja rezultatet

Në raundin e katërt të Bundesligës, buzëqesh Borussia Dortmund. Verdhezinjtë marrin më të mirën në fund, duke u imponuar 4-2 ndaj Freiburg falë golave të Hummels (dygolësh) dhe Reus. Në ndeshjt e tjera, fiton dhe bind Leipzig. Sukses 3-0 ndaj Augsburg falë golave të Simons, Openda dhe Raum. Jashtë fushës fitojnë (të dyja 3-1) Hoffenheim (ndaj Koln) dhe Stuttgart (ndaj Mainz). Ndërsa Wolfsburg arriti të mundë Union Berlin 2-1.

FREIBURG – BORUSSIA DORTMUND 2-4

Pas dy barazimeve radhazi, Borussia Dortmund i rikthehet fitores. Verdhezinjtë fitojnë me përmbysje 4-2 ndaj Freiburg. Bardhezinjtë e nisën fuqishëm, por ishin miqtë ata që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11' nga një goditje standarde. Krosim perfekt nga këndi i Brandt për goditjen me kokë, pothuajse nga vendi, të Mats Hummels, që shënoi golin e 1-0. Skuadra e Streich nuk u dorëzua, duke vazhduar të menaxhojë topin në kërkim të barazimit 1-1. Goli i barazimit erdhi në kohën shtesë. Holer shënoi me kokë në minutën e 47' në krosimin e Vincenzo Grifo. Dortmund u shua në minutat e mbetura, duke pësuar edhe 2-1 e Hofler vetëm pak çaste para fishkëllimës së fundit.

Terzic hodhi në fushë Fullkrug në përpjekje për të rritur peshën sulmuese të Borussia. Ish-sulmuesi i Werder Bremen ishte menjëherë vendimtar. Asist për Malen në minutën e 60', me holandezin që barazoi 2-2. Në minutën e 83' erdhi episodi që ndryshoi ndeshjen. Përjashtim direkt (pas kontrollit VAR) për Nicolas Hofler dhe Freiburg që mbeti numerikisht inferior. Verdhezinjtë përfituan pesë minuta më vonë, duke gjetur 3-2 falë një dygolëshi personal të Mats Hummels. Në fund kishte vend edhe për Marco Reus, i cili në minutën e 93' siguroi rezultatin 4-2 me asistin e Wolf. Fiton e vuan Borussia Dortmund, por ngjitet në pozicionet e renditjes, me 8 pikë, dy më shumë se Freiburgut.

Bundesliga Germany

FC Cologne 1-3 Hoffenheim

Freiburg 2-4 Borussia Dortmund

Mainz 1-3 VfB Stuttgart

RB Leipzig 3-0 Augsburg

Wolfsburg 2-1 Union Berlin

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI