Flash

Përcaktohet data për Partizani-Teuta: zbardhet kalendari i kampionatit nga për katër javë kampionat

Lapsi.al 16 September 2023
Përcaktohet data për Partizani-Teuta: zbardhet kalendari i kampionatit

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 5-të e deri në javën e 8-të. Është përcktuar gjithashtu edhe data e rikuperimit të javës së parë Partizani-Teuta.

Ndeshjet e javës së pestë do të luhen të ndarë në dy ditë dhe konkretisht më 22 dhe 23 shtator. Nis me sfidën Tirana-Erzeni dhe do të mbyllet me duelin Vllaznia-Teuta mbrëmjen e të dielës së javës së ardhshme. Ndërkaq, ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen po të ndara në tre ditë në datat 26, 27 dhe 27 shtator. Java nis me derbin Partizani-Tirana në ora 19:00, e për të kompletuar çiftet e javës me takimin Laçi-Dinamo.

Lexo më tej: Video/ Me 10 lojtarë për 76'; Partizani reziston në Shkodër: Hoxha e Qarri japin spektakël në fund

Ndeshjet e javës së shtatë luhen në datat 1 tetor dhe 2 tetor, teksa ndeshja e shtyrë e javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta është vendosur të luhet më datën 4 tetor, në ora 15:00. Ndërsa, ndeshjet e javës së tetë do të zhvillohen të ndara po në tre ditë, në datat 6, 7 dhe 8 tetor, duke nisur me Egnatia-Dinamo e duke u mbyllur më 8 tetor. Nga nesër e deri të martën në tre ditë luhen të gjitha ndeshjet e javës së katërt.

Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI