Flash

"S'më pëlqen të pësoj". Shehi gjen vend për përmirësim pas 3-1, Gvozdenovic si në "autoshkollë"

Lapsi.al 14 September 2023
"S'më pëlqen të pësoj". Shehi gjen vend

Orges Shehi është i kënaqur me fitoren 3-1 të të tijve, edhe pse goli i shpejtë i pësuar jo prishi jo pak planet e lojës. Tekniku i Tiranës e sheh veten në krye të renditjes, por jo pa vuajtje. Siqodoftë bardheblutë arritën të përmbysin golin e Nikajt dhe të bëjnë të tyren ndeshjen në pjesën e dytë. "Kundërshtari jo më kot është 6 pikë dhe kishte 0 gola - sqaroi Shehi -. Ata lënë pak hapësira dhe kjo të vështirëson punën. Në pankinë të vijnë 100 mendime, por kur shkoi 2-1 menduam të zëvendësojmë Latifin për të shfrytëzuar shpejtësinë e Abazajt".

Tekniku bardheblu nuk fajësoi askënd për golin e shpejtë, edhe pse si e ka thënë më herët e përsëritur tani nuk i pëlqen të pësojë: "Nuk mendoj se ishte problematika te mbrojtja. Pësuam shpejt që në fillim, një top i humbur na kapi të hapur dhe kjo e vështirësoi. E kam thënë edhe herë tjetër që nuk duhet të jetë ky problem. Nuk më pëlqen fare që të pësoj gola, por kjo tregon forcë karakteri”, tha Shehi.

Lexo më tej: Video/ Tirana përmbys Skënderbeun: Kaina, Qefalija e Hasani i shkaktojnë humbjen e parë Gvozdenovic

GVOZDENOVIC: MËSOVA SHUMË NGA KJO NDESHJE

“Dua të uroj Tiranën për fitoren, ishte e fortë dhe ekip i mirë. Ishim ofensivë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ndryshuam. Tirana luftoi dhe e meritoi fitoren". Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut, pësoi humbjen e parë në tre javë kampionat, por nuk ngurron të komplimentojë kundërshtarin. Serbi tregoi edhe limitet e skuadrës së tij dhe arsyet e rënies në fundin e lojës: "Nikaj ishte maksimumi 60 minuta për lojë, edhe Rashica luftoi shumë por humbi fuqi. Doja të freskoja ekipin dhe të fitoja shpejtësinë, prandaj ndryshova lojtarë. Pecani mund të bënte më mirë, me Likaj dhe Fletçer jam i kënaqur, ishin pranë portës së Tiranës.

Në fund, Gvozdenovic pranon superioritetin e Tiranës në shumë aspekte dhe e konsideron humbjen një leksion për të ardhmen: "Ky është futbolli dhe mund të bëjmë pak më mirë. Ishim mirë deri në golin e dytë të Tiranës, por Tirana ka eksperiencë dhe cilësi. Nuk jam i kënaqur nga rezultati, por mësova shumë nga kjo ndeshje”, deklaroi Gvozdenovic.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI