Flash

E shkrinë si klub, Chievo e Campedelli gjyq kundër Figc e Clivense: kërkohet dëmshpërblim 140 milionë euro

Lapsi.al 14 September 2023
E shkrinë si klub, Chievo e Campedelli gjyq kundër Figc e Clivense:

Dy vjet pas përjashtimit të tyre nga futbolli profesionist, Chievo dhe ish-pronari i saj Luca Campedelli çojnë FIGC (edhe presidentin e saj Gabriele Gravina) e Clivense, ekip i lindur nga hiri i verdhebluve, në gjykatë duke kërkuar dëmshpërblim për 140 milionë euro. Si raporton Il Gazzettino, Campedelli konteston një "përjashtim të paligjshëm nga kampionati i Serie B". Jo vetëm kaq, sepse konteston edhe "shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale në lidhje me markat sportive".

Historia e përjashtimit të Chievo nga Serie B daton në verën e vitit 2021. Klubit iu refuzua një zgjatje e re e afatit nga Covisoc (me të parën klubi verdheblu kishte arritur të zvogëlonte gjysmën e borxhit prej rreth 37 milionë në total, por në vitin 2020 kishte ndërprerë pagesat) në lidhje me mospërmbushjen e detyrimeve tatimore për pagesën e TVSH-së (tremujori i parë dhe i dytë 2019, të gjithë tremujorët 2018 dhe 2017) dhe të periudhave tatimore 2016, 2015, 2014. Çdo ankimim ishte refuzuar si para drejtësisë sportive ashtu dhe asaj administrative. Kështu që Chievo u përjashtua nga çdo divizion profesionist italian. Në fakt, erdhi falimentimi me lirimin e lojtarëve në transferta të lira. Humbja e vlerësuar, nga Campedelli, në këtë rast është 140 milionë euro. Ky proces, që përfshin FIGC dhe Gravina, duhet të përfundojë në Gjykatën Administrative Rajonale të Lazios.

Clivense lindi më pas nga hiri i atij klubi falë Sergio Pellissier, ish-sulmues i Chievo. Campedelli, pronar i Paluani, kërkon që ky klub i ri të mos përdorë emrat Chievo Verona 2021, Chievo 2021, Chievo, I Clivense dhe Clivenze, të simbolit dhe të çdo mjeti tjetër që përdoret për të tregtuar aktivitetin e tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI